Zyrtar i Financave
Data e publikimit
27-05-2024
Data e perfundimit
15-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
POZITA: Zyrtar i Financave
REFERENCA: SX-24-014
QYTETI: Çagllavicë
PAGA: Atraktive
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zyrtar i Financave, i cili do të jetë duke asistuar në operacionet e përditshme të departamentit të financave.
PËRGJEGJËSITË:
- Regjistron dhe kontrollon faturat mujore të shpenzimeve në programin financiar
- Bën regjistrimin e blerjeve të jashtme (Dud) në sistemin e financiar dhe përgatitjen e librit të blerjes dhe shitjes
- Bën analizën dhe barazimin e kartelave financiare me furnitorët apo klientët
- Regjistron dhe barazon ekstraktet bankare me sistemin financiar
- Asiston në përgatitjen e raporteve statistikore, pasqyrat financiare, llogaritë financiare periodike dhe vjetore sipas standardeve të kontabilitetit të Kosovës
- Monitoron dhe analizon koston e fluksit të parave dhe mban regjistër të hollësishëm për afatet e pagesave me furnitorët apo klientët
- Asiston në përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduara studimet bachelor në fushën e ekonomisë (përparësi)
- Preferohet të ketë të certifikatë nga SCAAK, KAF ose të ngjashme
- Të ketë përvojë në fushën e Financave
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën Shqipe
- Njohuri të shkëlqyeshme të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel)
- Aftësi të mira organizative, analitike dhe të jetë i/e gatshme të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur
OFERTA:
- Paga atraktive
- Orari i punës prej 08:00 deri 17:00 nga e hëna deri të premten
- Sigurim shëndetësor
- Laptop apo PC personal dhe pajisje përcjellëse
- Transport i organizuar në vendin e punës dhe anasjelltas
- Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas
- Mundësi për të punuar me ekip fantastik
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 02.06.2024. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.