www.ofertapune.net Zyrtar i Financave dhe Kontabilitetit | PunaIme

Zyrtar i Financave dhe Kontabilitetit

Kompania

Ask Tec

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15-03-2024

Data e perfundimit

21-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Ask TEc D.O.O. SHPALL KONKURS PUNE

Jeni në kërkim të një sfide biznesi?

Ask Tec d.o.o. është pjesë e M SAN Group, kompania më e madhe rajonale me shpërndarje të produkteve nga teknologjia IT dhe pajisjet e konsumit elektronik.

Arsyet e suksesit tonë janë kompetenca dhe integrimi në funksionimin e të gjitha segmenteve dhe aktiviteteve, rrjeti cilësor i shpërndarjes dhe shërbimit, shërbimet e ofruara në mënyrë profesionale për klientët, partnerët dhe përdoruesit përfundimtarë, si dhe logjistika efikase, stabiliteti financiar dhe koordinimi rajonal, mbështetur nga inovacioni i vazhdueshëm në të gjitha segmentet e operacioneve.

Benefitet:

  • Kompenzim konkurrues&paketa e përfitimeve;
  • Orari i punës e Hënë-e Premte;
  • Sigurimi shëndetësor;
  • Avancimi në karrierë dhe profesional;
  • Puna në një mjedis profesional dhe puna në një ekip që është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë;
  • Puna në një grup ndërkombëtar, punë dinamike e mbushur me sfida të reja dhe përvetësimi i përvojave dhe aftësive të reja;
  • Eksperiencë pune ndërkombëtare;
  • Mundësi udhëtimi.

Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i të gjithë kontabilitetit dhe financave të shoqërisë, si dhe operacioneve dhe administrimit të përgjithshëm;
  • Kryen dokumentacionin e kontabilitetit, regjistrimin e duhur dhe alokimin e kostove të punës;
  • Përgatit raporte financiare javore, mujore dhe vjetore për menaxhmentin dhe pronarët e kompanive;
  • Mban regjistrimet e duhura kontabël;
  • Komunikon me institucionet dhe partnerët në nivel vendor dhe ndërkombëtar (auditorë të jashtëm, banka, furnitorë, klientë)
  • Rishikon regjistrimet kontabël, përgatit pagesat, dërgon cash flow në kompani;
  • Kontrollon kreditueshmërinë dhe përcakton kredit limitin e klientit;
  • Përgatitja dhe dorëzimi i faturave përfundimtare
  • Përgatitja dhe procesimi i plotë i pagave, përfshirë dërgimin e raporteve në institucionet përkatëse;
  • Merr pjesë aktive në përmirësimin e proceseve administrative të kompanisë;
  • Kryen raportim të brendshëm;
  • Dorëzon raporte të ndryshme të përcaktuara me ligj;
  • Njohuri të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit;
  • Bashkëpunimi dhe menaxhimi aktiv i aktiviteteve vjetore me firmat e auditimit;
  • Koordinimi me të gjitha kontrollet e jashtme tatimore;
  • Mbajtja e kontabilitetit dhe kontrolli i të gjitha transaksioneve financiare dhe materiale me mallra me njohuri për detyrimet që lidhen me depon doganore;
  • Regjistrimi dhe kontrolli i detyrimeve të TVSH-së dhe përgatitja e deklaratave të TVSH-së;
  • Pjesëmarrje aktive në përgatitjen e raporteve financiare, kontabël dhe tatimore për institucionet kompetente;

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetitin Ekonomik apo shkollim tjetër përkatës më të lartë;
  • Së paku dy vjet përvojë pune në të njëjtën pozitë ose të ngjashme, mundësisht në një kompani ndërkombëtare;
  • Të jetë Kontabilist/e i/e Çertifikuar
  • Njohuri të mira të legjislacionit tatimor;
  • Njohuri aktive të gjuhës angleze;
  • Njohja e gjuhës kroate është e dëshirueshme;
  • Aftësi për të punuar në programet e Microsoft Office (njohuri e shkëlqyer e MS Excel);
  • Njohuri të preferuara të sistemit SAP;
  • Përgjegjësia, saktësia, besueshmëria dhe qëndrueshmëria;
  • Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar.

Suksesi juaj varet vetëm nga aftësia, kapaciteti, interesi për përparim dhe këmbëngulja juaj.

Nëse keni dëshirë t’i bashkoheni ekipit tonë në një nga pozicionet me rritje të shpejtë për punë të suksesshme dhe e gjeni veten në atë rol, aplikoni përmes butonit “Apliko Këtu” apo na dërgoni CV-në tuaj në gjuhën angleze deri më 24.03.2024., në email: [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?