Zyrtar i Antenës për Programin BNK Shqipëri – Kosovë
Data e publikimit
15/06/2020
Data e perfundimit
29-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Administratë
TERMAT E REFERENCËS / PËRSHKRIMI I PUNËS
- Pozita: Zyrtar i Antenës, për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT), Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar, Shqipëri – Kosovës, IPA II, 2014-2020.
- Lokacioni: Zyra e Antenës së SPT në Prishtinë (mesatarisht 80% të kohës) dhe Prizren (mesatarisht 20% të kohës), Kosovë.
- Orari i punës: Orar i plotë i punës.
Përshkrim i përgjithshëm
Ministria e Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në rolin e Strukturës Operative, publikon thirrjen për shprehje të interesimit për rekrutimin e një (1) zyrtari të Antenës së Sekretariatit të Përbashkët Teknik në Prishtinë dhe Prizren me qëllim të zbatimit të Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Shqipëri- Kosovë, IPA II, 2014-2020.
Zyrtari i Antenës do të vendoset në zyrën e antenës në SPT, që ndodhet në Prishtinë dhe Prizren, por nga ai apo ajo pritet gjithashtu që një pjesë të kohës së punës ta kaloj në zonën e pranueshme të Programit, për realizmin e aktiviteteve në kuadër të Programit si dhe duke vizituar përfituesit e projektit në të dy anët e kufirit. Programi është i pranueshëm në Shqipëri në Rajonin e Kukësit: Qarku i Kukësit, Hasit dhe Tropojës dhe Rajonin e Lezhës: Qarku i Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit. Në Kosovë përfshinë Rajonin Ekonomik Jugor: Komuna e Prizrenit, Dragashit, Rahovecit, Suharekës, Malishevës dhe Mamushës dhe Rajoni Ekonomik Perëndimor: Komuna e Pejës, Deçanit, Gjakovës, Istogut, Klinës dhe Junikut.
Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Zyrtari i Antenës do të jetë përgjegjës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe zbatimin e programit, përfshirë këtu koordinimin e aktiviteteve specifike që kërkojnë njohuri të thellë të fushës së disponueshme të programit, në pjesën e Kosovës. Ai ose ajo, do të luajë rol themelor në zbatimin e grant kontratës në të gjitha aspektet, përmes së cilës synohen të arrihet qëllimi dhe objektivat e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitarë Shqipëri – Kosovë, IPA II, 2014-2020. Qëllimi i Grant kontratës së Asistencës Teknike është që të siguroj menaxhim efektiv, efikas dhe përgjegjës të Programit të bashkëpunimit ndër-kufitar. Mbështetja do të sigurohet në 2 nivele:
- Niveli Menaxhues nëpërmjet mbështetjes për Strukturat Operative dhe Strukturave të Menaxhimit të Përbashkët në mënyrë që të sigurohet zbatim efektiv, monitorim, kontrolle dhe vlerësim i Programit të BNK-së. Duhet gjithashtu të mbështet zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive të Strukturave Operative/Komisionit të Përbashkët Monitorues.
- Niveli Operacional nëpërmjet mbështetjes së Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT) zyra e cila ndodhet në Lezhë (Shqipëri) dhe zyra e antenës në Prishtinë dhe Prizren (Kosovë). Asistenca Teknike do të mbështesë veprimet të cilat sigurojnë përgatitjen dhe përzgjedhjen e operacioneve të kualitetit të lartë dhe shpërndarjen e informatave mbi aktivitetet e programit dhe të arriturat. Duhet të mbështesë edhe dukshmërinë dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive të aplikantëve potencial dhe përfituesve të grantit.
Zyrtari i Antenës duhet të ketë aftësi dhe përvojë në fushën e implementimit, të financave dhe monitorimit të fondeve nga Bashkimi Evropian.
Zyrtari i Antenës do të mbuloj detyrat e mëposhtme:
Menaxhimin e Grant Kontratës:
- Përgatitë dhe implementon aktivitete në kuadër të Grant Kontratës si dhe përgatitë raporte periodike narrative dhe financiare sipas kërkesë;
- Përgatitë informata lidhur me implementimin e Programit në tersi, implementimin e Grant Kontratës si dhe projekteve të financuar sipas kërkesave të Udhëheqësit të SPT dhe Strukturave Operative.
Menaxhimi Financiar i Grant Kontratës
- Ofron shërbime në fushën e financave dhe prokurimit në aktivitete që lidhen me menaxhimin e projektit financiar (asistencë teknike), duke përfshirë edhe aktivitete specifike në lidhje me prokurimin, nën-kontraktimin, raportimin financiar etj.
Mbështetet punën e Komitetit të Përbashkët për Monitorim (KPM) dhe Strukturës Operative (SO)
- Bënë organizmin e takimeve të KPM dhe kryen funksionin e sekretariatit për këtë trup;
- Ofron informata relevante tek SO, sipas nevojës;
- Bënë organizmin e takimeve të SO-ve;
- Merr pjese ne takimet tematike dhe rajonale si dhe evenimentet për ngritjen e kapaciteteve, nëse kërkohet.
Përgatit dokumentet kryesore të programit
- Ofron mbështetje në përgatitjen e planeve vjetore te punës;
- Ofron mbështetje në përgatitjen e Raporteve vjetor dhe finale te zbatimit;
- Ofron mbështetje në rishikimin e dokumenteve te Programit.
Organizon aktivitete në kuadër të thirrjeve për propozime dhe ngritjes së kapaciteteve për aplikantet potencial
- Ofron mbështetje për Strukturat Operative dhe Autoritetin Kontraktues në përgatitjen e Thirrjeve për Propozime dhe të gjithë dokumentacionit të ndërlidhur;
- Organizon trajnime për aplikantët potencial dhe aplikantët e pasuksesshëm;
- Organizon sesione informuese dhe forumeve për kërkim te partnereve (PSF);
- Shërben si zyre ndihmese për asistimin e kandidateve potencial/ofrimi i përgjigjeve brenda afateve relevante ne gjitha pyetjet e aplikuesve të interesuar qe ndërlidhen me thirrjen për propozim;
- Ndihmon në procesin e vlerësimit varësisht nga kërkesat e Autoritetit Kontraktues;
- Mban informata statistikore për secilën thirrje për propozim dhe projekte të implementuara;
Ngritja e kapaciteteve për përfituesit e projektit
- Përgatit dhe zbaton pakon për ngritjen e kapaciteteve për përfituesit;
- Organizon seminare implementuese për përfituesit;
- Organizon trajnime për prokurimin dhe financa për përfituesit;
- Organizon trajnim për përfituesit mbi publicitetin dhe vizibilitetin;
- Organizon trajnime për përfituesit mbi raportimin;
- Shërben si zyrë ndihmës për përfituesit.
Monitorimin e projekteve të financuara nga Programi
- Hapjen dhe mbajtjen e dosjeve për secilin projekt të financuar në kuadër të Programit;
- Asiston në pranimin, analizimin dhe përcjelljen e raporteve të pranuara të progresit nga përfituesit;
- Përgatit një orari indikativ të vizitave monitoruese;
- Organizon vizitat monitoruese, harton raporte për vizitat monitoruese, dhe përcjell projektet gjatë implementimit të tyre;
- Mban informata relevante te projektit të përditësuara në formën elektronike.
Vizibiliteti, promovimi dhe komunikimi
- Asistimi ne organizimin e evenimenteve të vizibilitctit të ndërlidhura me thirrjet për propozime dhe promovim të programit;
- Asistimi ne organizimin e fushatave për ngritjen e vetëdijesimit publik dhe evenimentet promovuese;
- Mbështet SPT në përgatitjen e planeve vjetore të komunikimit dhe vizibilitetit.
- Asiston në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e ueb-faqes dhe rrjeteve sociale së programit;
- Asiston në përgatitjen dhe prodhimin e materialeve promovuese, sic tregohet në planet e punës se SPT dhe/apo në Planin e Veprimit për komunikim;
Të tjera
- Kryen detyra te tjera që i caktohen nga Udhëheqësi i SPT dhe Strukturat Operative.
Profili i ekspertit:
Aftësitë dhe kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Juridik ose Administratë Publike, mundësisht diplomë master;
- Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhës shqipe;
- Njohja e rregullave të PRAG-ut.
Përvoja profesionale
- Së paku 3 vjet përvojë të përgjithshme profesionale në menaxhimin e programeve / projekteve të financuara nga BE ose donatorë të tjerë;
- Përvojë profesionale në fushën e financave;
- Përvoja e aktiviteteve të informimit dhe komunikimit në projektet e financuara nga donatorët ndërkombëtar dhe veçanërisht në programet e financuara nga BE do të jetë një avantazh
- Zyrtari i Antenës duhet të ketë shtetësinë e Kosovës.
Procedura e aplikimit dhe dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae (CV)e formatit Europass në gjuhën angleze;
- Një kopje të diplomës universitare;
- Kopje të certifikatave të trajnimeve të ndjekura;
- Dokumente mbështetëse për secilën përvojë të deklaruar.
Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit në kopje fizike prej 15 Qershor 2020 deri më 29 Qershor 2020 deri në ora 16:00h në adresat në vijim:
Ministria e Pushtetit Lokal
Ish ndërtesa e Rilindjes, kati i 12-të, Prishtinë, Kosovë
Adresa postare:
Ministria e Pushtetit Lokal
Adresa e postës elektronike: [email protected]
Subjekti: “Aplikacioni për Zyrtar i Antenës për Programin BNK Shqipëri – Kosovë”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Shënim:Vetëm aplikacionet e pranuara para përfundimit të afatit të përcaktuar në konkurs do të merren në konsideratë për shqyrtim.