www.ofertapune.net Zyrtar/e për Thirrje në Kolektime - Call Center & Praktikë me mundësi punësimi për Zyrtar/e për Thirrje në Kolektime - Call Center (2) | PunaIme

Zyrtar/e për Thirrje në Kolektime – Call Center & Praktikë me mundësi punësimi për Zyrtar/e për Thirrje në Kolektime – Call Center (2)

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-04-2025

Data e perfundimit

13-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

KosInvest hap konkurs pune për pozitën:

Zyrtar/e për Thirrje në Kolektime – Call Center &

Praktikë  me mundësi punësimi për Zyrtar/e për Thirrje në Kolektime – Call Center

për Zyrën Qëndrore të KosInvest, Prishtinë   (dy vende pune)

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.

Pozita Zyrtar/e për Thirrje në Kolektime – Call Center ofron një mundësi të shkëlqyer për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë. Ofrohet pagë konkuruese në treg, si dhe sistem bonusi i lidhur me performancën dhe arritjen e targetave të përcaktuara.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgjegjës për thirrje të rregullta me klientët për kreditë jo-performuese, në përputhje me politikat dhe strategjitë e kolektimeve të KosInvest;
  • Përgjegjës të ofrojë informata të qarta dhe mbështetje për klientët në lidhje me detyrimet e tyre dhe mundësitë për shlyerje të borxheve;
  • Përgjegjës të regjistrojë saktë çdo komunikim dhe informacion të marrë gjatë thirrjeve në sistemin përkatës;
  • Përgjegjës për të propozuar marrëveshje pagesash të arsyeshme në koordinim me udhëzimet dhe kufijtë e përcaktuar nga departamenti i kolektimeve;
  • Përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të pagesës dhe të informojë menaxhmentin në rast të mospërmbushjes nga ana e klientëve;
  • Përgjegjës në përgatitjen e raporteve të rregullta mbi performancën e thirrjeve dhe progresin e kolektimeve;
  • Përgjegjës të sugjerojë përmirësime të mundshme në thirrjet e kolektimeve apo qasjen ndaj klientëve, bazuar në përvojën e drejtpërdrejtë;
  • Bashkëpunonë ngushtë me ekipin e kolektimeve, sektorin juridik dhe degët, për të përkrahur procesin e përgjithshëm të kthimit të kredive.
  • Realizon detyrat dhe përgjegjësitë tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen nga menaxhmenti i KosInvest.

Njohuritë, Aftësitë dhe Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet të jetë në vitin e fundit të studimeve ose të ketë përfunduar studimet universitare në Fakultetin Ekonomik, Administrim Biznesi, Juridik ose fushë të ngjajshme);
  • Përvojë pune në Call Center, kolektime apo kredi është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike;
  • Aftësi për të trajtuar situata të ndjeshme me profesionalizëm dhe empati;
  • Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze në të shkruar dhe të folur (e preferueshme edhe në gjuhën serbe).
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
  • Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës;
  • I/e përkushtuar dhe motivuar për sukses.
  • Është i/e obligueshëm të ketë patent shofer.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur

CV së bashku me referencat i dërgoni përmes butonit “Apliko Këtu” apo në adresën e mëposhtme: [email protected]

Kujdes: Shëno rajonin përkatës dhe pozitën në CV dhe subjekt të emailit.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është: 13 Maj 2025.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?