www.ofertapune.net Zyrtar/e për shërbime me klientë (Arkatar/e) për periudhë zëvendësimi | PunaIme

Zyrtar/e për shërbime me klientë (Arkatar/e) për periudhë zëvendësimi

Kompania

Finca Kosovo

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

15-03-2022

Data e perfundimit

25-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Financa

ZYRTAR/E PËR SHËRBIME ME KLIENTË (Arkatar/e) për periudhë zëvendësimi

Dega: FERIZAJ

PËRGJEGJËSITË:

Regjistron transaksionet e pagesave me para të gatshme nga ana e klientëve;

Përgatitë marrëveshjet për kredi;

Ndihmon Departamentin e kredive gjatë procesit të shpërndarjes së kredive;

Përgatitë raporte javore, mujore dhe raporte të tjera sipas kërkesave nga zyra qendrore ;

Zbaton rregullat dhe procedurat sipas standardeve më të larta të përvojës së klientit;

Raporton në Departamentin e Financave; Raporton te Menaxheri i Degës.

Do të bëj dhe zëvendësimin e ZSHK-ve në Degët e afërta

KUALIFIKIMET:

Diplomë Universiteti në ekonomi, financa kontabilitet ose të ngjashme;

Përvojë pune me menaxhim të parave të gatshme;

Aftësi të mira kompjuterike;

Aftësi të shkëlqyera komunikuese;

Aftësi të forta analitike dhe organizative;

Njohuria e gjuhës angleze konsiderohet përparësi; Preferohet posedimi i patentë shoferit.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org.

Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të

barabartë. Kandidatet femra inkurajohen të aplikojnë. Afati i aplikimit deri me 28.03.2022.

www.fincakosovo.org

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 19 institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.