www.ofertapune.net Zyrtar/e për Shërbim ndaj Klientit | PunaIme

Zyrtar/e për Shërbim ndaj Klientit

Kompania

Finca Kosovo

Lokacioni

Kastriot

Data e publikimit

27-11-2023

Data e perfundimit

21-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

ZYRTAR/E PËR SHËRBIM NDAJ KLIENTIT

Dega:OBILIQ

PËRGJEGJËSITË:

  • Regjistron transaksionet e pagesave me para të gatshme nga ana e klientëve;
  • Identifikimi dhe verifikimi I klientëve përmes dokumenteve të tyre personale apo përmes mjeteve tjera përgjatë ekzekutimit të pagesës;
  • Pranimi i aplikacioneve për kredi dhe para kontratë në bazë të procedurës për menaxhimin e rrezikut kreditor dhe udhërrëfyesit për aplikacionin e kredive;
  • Disbursimi I kredisë dhe përgatitja e marrëveshjes për kredi;
  • Arkivimi dhe mbajtja e dokumentacionit origjinal që ka të bëjë me marrëveshjen e kredisë dhe arkivimit ne forme elektronike.
  • Mirëmbajtja e klientëve ekzistues
  • Shtija pro aktive të produkteve të kredisë si dhe produkteve tjera ne te ardhmen gjatë kontaktit direkt me klientë në degë
  • Mirëmbajtja e klientëve ekzistues
  • Përgatitë raporte javore, mujore dhe raporte të tjera sipas kërkesave nga zyra qendrore ;
  • Zbaton rregullat dhe procedurat sipas standardeve më të larta të përvojës së klientit;
  • Raporton në mënyre direkte te Menaxheri i Degës.
  • Raporton në mënyre indirkekte në Departamentin e Financave;

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë Universiteti në ekonomi, financa kontabilitet ose të ngjashme;
  • Përvojë pune me menaxhim të parave të gatshme;
  • Aftësi të mira kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuria e gjuhës angleze konsiderohet përparësi;
  • Preferohet posedimi i patentë shoferit.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org.

Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të

barabartë. Afati i aplikimit deri me 02.12.2023

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 19 institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.