www.ofertapune.net Zyrtar/e për Rekrutim | PunaIme

Zyrtar/e për Rekrutim

Kompania

Neptun

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-01-2023

Data e perfundimit

18-11-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Burime Njerëzore

Konkurs:

Zyrtar/e për Rekrutim

Neptun Kosova shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtepiake.

Pozicioni: Zyrtar/e për Rekrutim
Departmenti: Burime Njerezore
Vendodhja: Administratë, Prishtinë.

Detyrat Kryesore:

  • Përgatit shpalljen e Konkurseve
  • Ndihmon Menaxherin e Burimeve Njerëzore në perpilimin e kerkesave per staf,
  • Mbështet zhvillimin dhe implementimin e iniciativave te sistemit të Burimeve Njerëzore
  • Ruajtja, klasifikimi dhe plotësimi i dosjeve të personelit sipas kërkesave të Ligjit të punës
  • Mbështet procesin e menaxhimit të ankesave dhe cështjeve disiplinore
  • Ndihmon në proceset e Menaxhimit dhe Vlerësimit të përformancës
  • Mbështet zhvillimin e programeve të trajnimit

Kualifikimet :

  • Edukim Universitar në fushat Juridike ose te ngjajshme
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze
  • Njohje e mirë e MS Office
  • Së paku tre vite punë në një pozicion të tillë

Aftësi personale:

  • Në këtë rol, ju duhet Të posedoni parimin e objektivitetit dhe sjelljen profesionale.
  • I/E vëmendshem ne detaje.

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke derguar email në adresën: [email protected] ose duke plotesuar formen e aplikimit ne linkun me poshte:

Afati i aplikimit: 10.02.2023

Kushtet e punës: Kompania Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

https://www.neptun-ks.com/job-advertisement-details.nspx?advertisement=1072