www.ofertapune.net Zyrtar/e për Protokol, Zyrtar/e për Multimedia, Përkthyes/e | PunaIme

Zyrtar/e për Protokol, Zyrtar/e për Multimedia, Përkthyes/e

Kompania

Gjykata Kushtetuese

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-03-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Juridik

Në mbështetje të nenit 12 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Nr.  03/L-121; në mbështetje të rregullit 19 dhe 20 të Rregullores së punës Nr. 01/2018 të  Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës; si dhe në mbështetje të Rregullores Nr.  04/2015, për Procedurat e rekrutimit, të emërimit dhe të punës provuese të stafit të Gjykatës  Kushtetuese, Sekretariati shpall: 

KONKURS
Për plotësimin e tri (3) vendeve të lira të punës  

1. 

PozitaZyrtar për Protokoll
Kodi: SP-ZKI-05
Numri i pozitave: 1 (një)
Kohëzgjatja e emërimit: I karrierës (pa afat)
Puna provuese: 1 (një) vit  

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës:  

Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Zyrës për Komunikim dhe Informim, dhe në bashkërendim  me Shefin e Kabinetit të Kryetarit, si dhe me Këshilltarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, përkujdeset dhe ndërmerr masat e nevojshme protokollare për vizitat në Gjykatë dhe për  vizitat jashtë vendit të përfaqësuesve të Gjykatës. Në bashkërendim me drejtorin e Zyrës për  Informim dhe Komunikim, përkujdeset për informimin e medieve përkitazi me aktivitetet  protokollare në Gjykatë dhe për Gjykatën.  

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

  1. Organizon ceremonitë e pritjes dhe të përcjelljes, si dhe zbaton të gjitha rregullat  protokollare gjatë vizitave të delegacioneve;  
  2. Bashkëpunon dhe bashkërendon punën me shërbimet e tjera protokollare të  subjekteve të tjera institucionale, për takimet e Kryetarit të Gjykatës dhe të  gjyqtarëve, me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme vendëse dhe  ndërkombëtare;  
  3. Përcjell kalendarin e festave shtetërore dhe, në koordinim me Shefin e Kabinetit,  me Këshilltarin për marrëdhënie ndërkombëtare, si dhe të drejtorit të Zyrës për  Informim dhe Komunikim, përkujdeset për përpilimin dhe për dërgimin e  telegrameve dhe të ftesave zyrtare në emër të Kryetarit dhe në emër të gjyqtarëve  të Gjykatës për gjykatat homologe, si dhe për organet e tjera shtetërore dhe  ndërkombëtare;  
  4. Përkujdeset për përgatitjen dhe për dukjen e dhuratave zyrtare të Gjykatës;  
  5. Në koordinim me Shefin e Kabinetit, me Këshilltarin për marrëdhënie  ndërkombëtare, si dhe të drejtorit të Zyrës për Informim dhe Komunikim, përgatit dhe harton listën e pjesëmarrësve në takimet zyrtare dhe në pritjet e  Kryetarit të Gjykatës;
  6. Harton procesverbale nga takimet dhe nga vizitat zyrtare në Gjykatë;  
  7. Mirëmban arkivin e materialeve fotografike, video dhe audio, nga aktivitetet në  Gjykatë dhe nga vizitat zyrtare jashtë vendit; dhe  
  8. Kryen punë të tjera profesionale sipas kërkesës së drejtorit të Zyrës për  Komunikim dhe Informim, Kryetarit dhe Gjyqtarëve.  

Kualifikimet minimale, përvoja e punës dhe aftësitë: 

  • Përgatitja shkollore superiore në lëmin e marrëdhënieve ndërkombëtare,  shkenca juridike, protokoll, komunikim apo të ngjashme; dhe 
  • Të paktën 3 (tri) vjet përvojë pune në institucionet/organizatat vendëse, ose në  institucionet ndërkombëtare, të ndërlidhura me lëmin e kësaj detyre.

Zyrtari për protokoll duhet të ketë aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe planifikuese dhe  të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës; të ketë aftësi komunikimi të zhvilluara  mirë (në mënyrë verbale dhe me shkrim); të ketë përvojë për administrimin e postës  elektronike dhe për përdorimin e internetit; të ketë aftësi për të punuar me efikasitet nën  presion kohor; të ketë aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për përfundimin e disa detyrave  njëkohësisht; të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur me mbikëqyrje minimale, si  dhe në një mjedis ekipor; të ketë aftësi të shkëlqyeshme për përdorimin e kompjuterit,  veçanërisht të programeve MS Word dhe Excel; të njohë mirë gjuhën shqipe dhe gjuhën  angleze; njohuria e gjuhës serbe do të jetë përparësi; përfshirë edhe aftësi të zhvilluara për  hartimin e dokumenteve.  

2. 

PozitaZyrtar për Multimedia dhe Ueb-faqe
Kodi
: SP-ZKI -06
Numri i pozitave: 1 (një)
Kohëzgjatja e emërimit: I karrierës (pa afat)
Puna provuese: 1 (një) vit  

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës:  

Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Zyrës për Komunikim dhe Informim (ZKI), Zyrtari për  Multimedia dhe Ueb-faqe monitoron shkrimet dhe video-materialet informative në  mediat/rrjetet sociale përkitazi me punën e Gjykatës, menaxhon sektorin e njoftimeve në  ueb-faqen e Gjykatës dhe me faqet e Gjykatës në mediat/rrjetet sociale, përgatit dhe  publikon video-materiale informative në ueb-faqen e Gjykatës dhe në faqet e Gjykatës në  mediat/rrjetet sociale, identifikon mundësitë për promovimin e punës së Gjykatës në  mediat/rrjetet sociale.  

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

  1. Monitorimi i shkrimeve dhe i video-materialeve informative të publikuara në  mediat/rrjetet sociale përkitazi me punën dhe aktivitetet e Gjykatës; 
  2. Përgatitja e raporteve periodike përkitazi me çështjet e trajtuara në mediat/rrjetet  sociale rreth punës dhe aktiviteteve të Gjykatës;  
  3. Postimi dhe përditësimi i njoftimeve përkitazi me punën dhe aktivitetet e Gjykatës  Kushtetuese në ueb-faqen e Gjykatës dhe në faqet e Gjykatës në mediat/rrjetet  sociale;  
  4. Transmetimi i drejtpërdrejt i konferencave për shtyp, i seancave dëgjimore, i video intervistave dhe i video-materialeve të tjera informative në faqet e Gjykatës në  mediat/rrjetet sociale, në konsultim me drejtorin e ZKI;  
  5. Menaxhimi i seksionit të komenteve dhe pyetjeve në faqet e Gjykatës në  mediat/rrjetet sociale;  
  6. Përgatitja dhe disenjimi i tabelave statistikore dhe video-materialeve informative të  metrazhit të shkurt/gjatë përkitazi me punën dhe aktivitetet e Gjykatës, dhe  promovimi i tyre në faqet e Gjykatës në mediat/rrjetet sociale;  
  7. Identifikimi i mundësive dhe hartimi i propozimeve për promovimin e punës dhe  aktiviteteve të Gjykatës në mediat/rrjetet sociale;  
  8. Kryen punë të tjera profesionale sipas kërkesës së drejtorit të Zyrës për Komunikim  dhe Informim.  

Kualifikimet minimale, përvoja e punës dhe aftësitë: 

  • Diplomë universitare në fushën e komunikimit dhe gazetarisë, shkencat sociale apo  në fusha të tjera relevante; 
  • Së paku 4 (katër) vjet përvojë punë profesionale në lëmin e komunikimit dhe  monitorimin e mediave/rrjeteve sociale në institucione apo në organizata  ndërkombëtare;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe në të shkruar;  Njohuria e gjuhës serbe është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të punës me kompjuter, me programe/aplikacione për  përpunimin e materialeve foto dhe video, në përdorimin e internetit dhe të  platformave/rrjeteve sociale;

Kandidati për pozitën e Zyrtarit për Multimedia dhe Ueb-faqe duhet të ketë: aftësi  komunikimi të zhvilluara mirë; aftësi për të punuar me efikasitet nën presion kohor; aftësi të  shkëlqyeshme organizative dhe planifikuese; aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për  përfundimin e disa detyrave njëkohësisht; aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe  në një mjedis ekipor; aftësi të shkëlqyeshme për përdorimin e kompjuterit, postës  elektronike, internetit dhe veçanërisht të platformave/rrjeteve të ndryshme sociale; si dhe të  ketë përvojë në përdorimin e programeve kompjuterike për përgatitjen e foto/video  materialeve informative; 

3.

PozitaPërkthyes nga shqipja në anglisht e serbisht  dhe anasjelltas
Kodi: SP-DPP-06
Numri i pozitave: 1 (një)
Kohëzgjatja e emërimit: I karrierës (pa afat)
Puna provuese: 1 (një) vit  

Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës:  

Përkthimi me shkrim dhe i atypëratyshëm i teksteve, i materialeve, i shkresave, i  dokumenteve dhe i ligjeve nga shqipja, anglishtja e serbishtja dhe anasjelltas, si dhe ofrimi i  përkrahjes cilësore për përkthimin, duke u përkujdesur për dukjen e dokumentit të  përkthyer në përputhshmëri me dokumentin origjinal, nën mbikëqyrjen e drejtorit të  Departamentit të Përkrahjes Profesionale. Përkthimi i atypëratyshëm nga shqipja, anglishtja  e serbishtja dhe anasjelltas gjatë takimeve dhe seancave të punës në Gjykatën Kushtetuese. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

  1. Përkthen me shkrim materiale dhe dokumente të Gjykatës Kushtetuese nga gjuha shqipe  në atë angleze e serbe dhe anasjelltas;  
  2. Përkthim i atypëratyshëm gjatë takimeve dhe gjatë seancave të Gjykatës nga gjuha shqipe  në atë angleze e serbe dhe anasjelltas;  
  3. Përkujdeset për strukturën e fjalëve dhe të fjalive në dokumentet e përkthyera;  
  4. Ndihmon dhe bashkëpunon me redaktorët/lektorët e Gjykatës në përcaktimin dhe në  harmonizimin e terminologjisë së teksteve të përkthyera;  
  5. Ndihmon dhe shoqëron gjyqtarët në takime pune dhe vepron si përkthyes/shpjegues;  dhe  
  6. Kryen edhe punë të tjera, sipas kërkesës së drejtorit të Departamentit të Përkrahjes  Profesionale. 

Kualifikimet minimale dhe përvoja e përgjithshme:  

  • Përgatitje universitare, preferohet në fushën Filologjike dhe Juridike;
  • Së paku 2 (dy) vjet përvojë përkatëse profesionale në përkthime.  

Përkthyesi duhet të jetë energjik, të ketë shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe të jetë i  gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës. Shkathtësia dhe aftësia në përdorimin e  kompjuterit dhe të softuerëve aplikativë, si: MS Word, duke përfshirë përpunimin e avancuar  të tekstit, MS Excel dhe MS Outlook, është e domosdoshme. 

Informata të përgjithshme për kandidatët:  

Përcaktimi i pagës për pozitën e shpallur, bëhet në përputhje me Rregulloren e punës dhe me  vendim të Gjykatës Kushtetuese.  

Gjykata Kushtetuese ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret aplikacionet nga  pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë dhe nga kandidatët femra. Politika e përfaqësimit  gjinor dhe e të gjitha komuniteteve të Kosovës do të zbatohet gjatë procedurës së rekrutimit  në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.  

Procedura e konkurrimit 

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin aplikacionin përkatës, të shoqëruar nga një  biografi profesionale, një letër motivuese dhe dokumentacionin përkatës për përgatitjen  shkollore dhe për përvojën e kërkuar të punës.  

Forma e aplikacionit mund të merret në kopje fizike në recepcionin e Gjykatës Kushtetuese  dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Gjykatës Kushtetuese: www.gjk-ks.org 

Aplikacioni, me të gjitha dokumentet, mund të dërgohet nëpërmjet e-mailit në adresën:gjk.[email protected], nëpërmjet shërbimit postar, apo të dorëzohet në  Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore të Gjykatës Kushtetuese (DABNJ)  në kopje fizike.  

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në ueb-faqen e  Gjykatës si dhe shpalljes publike duke filluar nga data 16/03/2022 deri më datën  30/03/2022, që konsiderohet ditë e fundit e mbylljes së konkursit.  

Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 30/03/2022, deri në ora  16.00.  

Shënim:  

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta  refuzohen.