www.ofertapune.net Zyrtar/e për Njësinë për Kredi të Këqija dhe Kolektim (Zyre Qëndrore), Analist/e Kreditor/e (Gjakovë) | PunaIme

Zyrtar/e për Njësinë për Kredi të Këqija dhe Kolektim (Zyre Qëndrore), Analist/e Kreditor/e (Gjakovë)

Kompania

Kreditimi Rural i Kosovës

Lokacioni

Gjakovë , Prishtinë

Data e publikimit

26-04-2024

Data e perfundimit

22-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj
shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla,
bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim te pozitave ne deget ne vijim:

1) Një (1) Zyrtar-e per njesine per kredi te keqija dhe kolektim, në Zyren Qendrore
2) Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Gjakove
Zyrtar-e per njesine per kredi te keqija dhe kolektim (Pozita 1)
Përgjegjësitë:

  • Mbeshtet procesin e verifikimit dhe analizimit te te dhenave per palet e nderlidhura me kredite ne
    vonese (klient, garantues, kolateral, etj.) dhe nxjerre te dhena per inkasimet.
  • Kryen pune qe nderlidhen me procesin e zevendesimit/ndrrimit te kolateralit,
  • Kryen pune qe nderlidhen me njesine per kredi te keqija dhe kolektim: verifikim te kolateralit,
    ndryshim te dates, riprogramim, shqyrtim i ankesave/kerkesave te paleve te jashtme, percjellje te
    pagesave per pale te treta (permbarues, etj.) dhe pergatit te raporteve te ndryshme sipas kerkeses,
  • Mbeshtet përgatitjen dhe dorëzimin e dosjeve tek palet e treta (avokati, gjykata apo përmbaruesi
    privat) dhe mbikëqyre ecurinë e tyre,
  • Mbeshtet dhe merr pjese ne aktivitete lidhur me mbledhjen e kredive të këqija,
  • Merre pjese ne komitetet e delikuences, vizita ne dege dhe tek klientet ne teren,
  • Mbështet procesin e vizitave ne teren nga palet e treta (gjykata, policia) lidhur me ekzekutimin e
    kolateralit,
  • Përkujdeset për mbarëvajtjen e procesit te shitjes se kolateralit te konfiskuar,
  • Mbeshtet dhe merr pjese ne kontaktimin klienteve me telefon/sms,etj.,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi, juridik apo kualifikim ekuivalent profesional,
  • Përvojë paraprake te punes në pozitë të ngjajshme në institucione financiare,
  • Shkathtësi të mira në negocim, në hartim të dokumenteve me shkrim dhe shkathtësi të mira analitike.
  • Të jetë komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office),
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer (kategoria B)

Analist-e Kreditor-e (Pozita 2)

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore permes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të
    kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk eshte kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 26.04.2024 deri me dt. 02.05.2024. Kandidatët e interesuar mund të
aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.