www.ofertapune.net Zyrtar/e për Menaxhimin e Kredive jo-performuese dhe Ligjor/e | PunaIme

Zyrtar/e për Menaxhimin e Kredive jo-performuese dhe Ligjor/e

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

18-10-2024

Data e perfundimit

04-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

KosInvest hap konkurs pune për pozitën: 

Zyrtar/e për menaxhimin e kredive jo-performuese dhe Ligjor/e  

për Zyrën Qëndrore të KosInvest, Prishtinë (një pozicion)

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive. 

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgjegjës për portfolion e kredive jo performuese;
  • Të kontaktojë dhe menaxhoj në baza të rregullta klientët jo-performues;
  • Të bëjë vizita të rregullta në teren tek klientët dhe organet e përmbarimit;
  • Të bëjë vlerësimin e kredive jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
  • Të koordinoj dhe të jetë përgjegjës për Call Center për pjesën e kredive jo performuese;
  • Të koordinoj dhe të përgatis Komitetin e Kredive Joperformuese si dhe merrë pjesë në takime të rregullta të komiteteve në nivel të degës dhe zyres qendrore;
  • Nga përvoja në teren të sygjeroj modifikime në politikat, procedurat dhe strategjitë për menaxhimin e kredive jo-performuese;
  • Të përgatis raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve jo performues;
  • Të monitoroj zbatimit të të gjitha marrëveshjeve me palët e involvuara në kreditë joperformuese, klientët/ bashkëhuamarrësit/ garantuesit, si dhe marrëveshjeve me partnerët tjerë në mbledhjen e kredive jo performuese;
  • Ndihmon dhe i asiston stafin në degë për mbledhjen e kredive jo-performuese;
  • Ndihmon dhe asiston stafin e KosInvest në çështjet ligjore dhe në udhëzime juridike;
  • Përgjegjës për përgatitjen e raporteve dhe dokumentacioneve ligjore sipas nevojës;
  • Përgjegjës për hartimin dhe përditësimin e politikave dhe rregulloreve që ndërlidhen me pozitën;
  • Përgjegjës për përpilimin e padive, përgjigjeve ndaj padive, propozimeve për ekzekutim, etj.
  • Bashkëpunon ngushtë me punonjësit brenda institucionit për aktivitetet që ndërlidhen me fushën e legjislacionit;
  • Realizon detyrat dhe përgjegjësitë tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen nga menaxhmenti i KosInvest.

Njohuritë, Aftësitë dhe Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin Juridik (e preferuar edhe në Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjajshme);
  • Përvojë pune në kredidhënie, në procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, ose/dhe në fushën ligjore;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushat e përgjegjësisë së bankës ose mikrofinancës.
  • Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
  • I/e përkushtuar dhe motivuar për sukses;
  • Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze në të shkruar dhe të folur (e preferueshme edhe në gjuhën serbe).
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
  • Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës.
  • Është i/e obligueshëm të ketë patent shofer.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur

CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected]

Kujdes: Shëno rajonin përkatës dhe pozitën në CV dhe subjekt të emailit.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është: 04 Nëntor 2024