Zyrtar/e për menaxhimin e kredive jo-performuese
Data e publikimit
03-02-2025
Data e perfundimit
12-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
KosInvest hap konkurs pune për pozitën:
Zyrtar/e për menaxhimin e kredive jo-performuese
për Zyrën Qëndrore të KosInvest, Prishtinë (një pozicion)
KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Përgjegjës për portfolion e kredive jo performuese;
- Të kontaktojë dhe menaxhoj në baza të rregullta klientët jo-performues;
- Të bëjë vizita të rregullta në teren tek klientët dhe organet e përmbarimit;
- Të bëjë vlerësimin e kredive jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
- Të koordinoj dhe të jetë përgjegjës për Call Center për pjesën e kredive jo performuese;
- Të koordinoj dhe të përgatis Komitetin e Kredive Joperformuese si dhe merrë pjesë në takime të rregullta të komiteteve në nivel të degës dhe zyres qendrore;
- Nga përvoja në teren të sygjeroj modifikime në politikat, procedurat dhe strategjitë për menaxhimin e kredive jo-performuese;
- Të përgatis raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve jo performues;
- Të monitoroj zbatimit të të gjitha marrëveshjeve me palët e involvuara në kreditë joperformuese, klientët/ bashkëhuamarrësit/ garantuesit, si dhe marrëveshjeve me partnerët tjerë në mbledhjen e kredive jo performuese;
- Ndihmon dhe i asiston stafin në degë për mbledhjen e kredive jo-performuese;
- Përgjegjës për hartimin dhe përditësimin e politikave dhe rregulloreve që ndërlidhen me pozitën;
- Realizon detyrat dhe përgjegjësitë tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen nga menaxhmenti i KosInvest.
Njohuritë, Aftësitë dhe Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare në Fakultetin Juridik (e preferuar edhe në Juridik , Administrim Biznesi ose të ngjajshme);
- Përvojë pune në kredidhënie, në procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, ose/dhe në fushën ligjore;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushat e përgjegjësisë së bankës ose mikrofinancës.
- Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
- I/e përkushtuar dhe motivuar për sukses;
- Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze në të shkruar dhe të folur (e preferueshme edhe në gjuhën serbe).
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
- Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës.
- Është i/e obligueshëm të ketë patent shofer.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur
CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected]
Kujdes: Shëno rajonin përkatës dhe pozitën në CV dhe subjekt të emailit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është: 12 Shkurt 2025.