Zyrtar/e për marrëdhënie me publikun

Kompania
Oda e Afarizmit të Kosovës
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
19/06/2020
Data e perfundimit
01-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Media
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kujdeset për imazhin publik të Odës së Afarizmit të Kosovës;
- Përgatit komunikatat për media dhe lajmet mbi aktivitetet e OAK-së;
- Bashkëpunon me gazetarët dhe mediat;
- Organizon konferencat me gazetarë;
- Ofron këshilla për OAK-në rreth komunikimit me publikun;
- Mirëmban web faqen e Odës dhe e përditëson atë;
- Mirëmbanë rrjetet sociale të OAK-së;
- Përgatit raporte për OAK-në;
- Kryen të gjitha detyrat tjera me kërkesë të mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë Universiteti në lëmin e gazetarisë, ekonomisë apo në lëmi tjetër relevante;
- Përvojë pune në fushat relevante, gazetari apo marrëdhënie me publikun;
- Njohuri mbi të bërit biznes në Kosovë dhe politikat publike;
Kandidati-ja për pozitën Zyrtar/e për marrëdhënie me publikun duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:
- CV-në;
- Letrën e Motivimit;
- Dëshminë e Kualifikimit Profesional;
- Dëshminë për Përvojën e Punës;
- Kopjen e Lejes së Njoftimit; dhe
- Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune.
Ju lutemi dergoni dokumentet të skanuara në gjuhën SHQIPE në email: [email protected].