www.ofertapune.net Zyrtar/e për Marrëdhënie me Publikun (PR) dhe Komunikim | PunaIme

Zyrtar/e për Marrëdhënie me Publikun (PR) dhe Komunikim

Kompania

Kulinare

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25-01-2024

Data e perfundimit

24-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Konkurs për vende të lira pune

Ndërmarrja Kulinare shpk me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër te zgjerimit të aktiviteteve të saja, shpall konkurs për këto vende te lira pune:

  1. Pozita: Zyrtar/e per Marredhenie me Publikun (PR) dhe Komunikim

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe zbaton planet strategjike te komunikimit per të promovuar vlerat e ndërmarrjes.
  • Përpilon dhe shpërndan materiale dhe njoftime në media të ndryshme.
  • Menaxhon, përditëson dhe komunikon me palët e interesuara përmes mediave sociale, webfaqës, etj.
  • Planifikon dhe organizon evente dhe ngjarje tjera publike për të promovuar ndërmarrjen.
  • Bashkëpunon me ekipin e shitjes për të krijuar fushata që promovojnë shitjen
  • Monitoron dhe analizon efektivitetin e fushatave të ndryshme

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në PR, Komunikim me Media apo Marketing
  • Aftësi të theksuara komunikimi verbal dhe me shkrim
  • Njohuri të parimeve dhe strategjive të shitjes
  • Njohuri e shkëlqyer e platformave të mediave dixhitale / sociale dhe përdorimi i tyre në nxitjen e shitjes.
  • Përvojë përkatëse së paku 2 vite në pozitë të ngjajshme
  • Patent shoferin e kategorisë B
  • I/e gatshëm për pune ekipore

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në duke cekur për pozitën që aplikon, së bashku me dokumentacionin përkrahës në email adresën zyrtare [email protected] deri në afatin e caktuar apo përmes butonit “Apliko Këtu”

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara do të ftohen në intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?