www.ofertapune.net Zyrtar/e për Marketing Digjital dhe Kreativ, Zyrtar/e për Shitje dhe Marrëdhenie me Tregtarë Partner – POS, Zyrtar/e në Ekipin e Mbështetjes së Klientit | PunaIme

Zyrtar/e për Marketing Digjital dhe Kreativ, Zyrtar/e për Shitje dhe Marrëdhenie me Tregtarë Partner – POS, Zyrtar/e në Ekipin e Mbështetjes së Klientit

Kompania

Cash Plus

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19-03-2024

Data e perfundimit

09-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Bashkohuni me ekipin tonë!

Jeni i apasionuar pas industrisë financiare? Deshironi te punoni në një mjedis pune dinamik me mundësi zhvillimi profesional? Nëse po, bashkohuni me ekipin tonë në Prishtinë. 

Pozita

  • Një (1) Zyrtar/e për Marketing Dixhital dhe Kreativ
  • Një (1) Zyrtar/e për Shitje dhe Marrëdhenie me Tregtarë Partner – POS
  • Katër (4) Zyrtar/e në Ekipi i Mbështetjes së Klientit

Lokacioni: Prishtinë, Zyre Qendrore 

Lloji i Kontrates: Orarë te plotë

Benefite tjera: Sigurim shëndetsorë, flexibilitet, trajnime profesionale.

Pse Cash Plus? Cash Plus Sh.a është një Institucion Financiar jo Bankar i licencuar nga BQK me aktivitet të kredidhenies. Të mbështetur nga investitoret Gjerman, ne po formojmë të ardhmen e sektorit financiar dhe po ofrojmë mundësi me perspektive për individë të nxitur si ju. Përderisa vazhdojmë të zgjerojmë aktivitetin tonë në Kosovë, ne jemi duke kërkuar për individë të talentuar që ndajnë vizionin tonë dhe duan të bëjnë një ndryshim në industrinë financiare. 

 

Përgjegjësitë kryesore Pozita 1:

  • Zhvillimi i strategjisë së marketingut dixhital
  • Krijimi dhe Menaxhimi i Përmbajtjes (Content Creation) 
  • Menaxhimi i mediave sociale dhe optimizimi i trafikut përmes SEO & SEM
  • Menaxhimi i fushatave të marketingut permes kanaleve te ndryshme 
  • Menaxhimi dhe optimizimi i web faqes dhe kanaleve dixhitale për të nxitur ndërgjegjësimin, angazhimin dhe konvertimin e markës tregtare.

Kualifikimet Personale:

  • Përvoje +3 vite në marketing dixhital dhe krijim kreativ
  • Komunikativ dhe lojtarë ekipor
  • Person kreativ dhe i gatshëm për të mësuar

 

Përgjegjësitë kryesore Pozita 2:

  • Identifikimi dhe Regjistrimi i Tregtarit Partner
  • Trajnimi i stafit tregtar per produktet dhe sherbimet e Cash Plus dhe shfrytezimin e platformes operative të Cash Plus
  • Monitorimi i Performancës së Tregtarit Partner bazuar në KPI
  • Menaxhimi i Marrëdhënieve me Tregtarin Partner

Kualifikimet:

  • Përvoja në shitje dhe shërbim ndaj klientit (përparësi)
  • Aftesi prezantuese dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
  • Komunikativ dhe lojtarë ekipor
  • Person kreativ dhe i gatshëm për të mësuar
  • Patent Shoferi (obligative)

 

Përgjegjësitë kryesore pozita 3:

  • Asiston konsumatorët aktual dhe potencial për sherbimet dhe produktet e Cash Plus
  • Kontrollimi dhe validimi i aplikacioneve kreditore
  • Vlerësimi i aplikacioneve kreditore bazuar ne principet e riskut kreditor
  • Menaxhim i marrdhënieve me konsumatorë

Kualifikimet:

  • Përvoja në shitje dhe shërbim ndaj klientit (përparesi)
  • Aftesi prezantuese dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
  • Mendim Kritik
  • Komunikativ dhe lojtarë ekipor

Si të aplikoni:

Nëse jeni gati të hidhni hapin tjetër në karrierën tuaj dhe të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj përmes butonit “Apliko Këtu” ose në [email protected] me titullin: Aplikacion Për Poziten ( ). 

Afati i Aplikimit eshte 10/04/2024. Mire se vini në ekipin tonë. Cash Plus Sha është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?