www.ofertapune.net Zyrtar/e për Kolektime dhe Ligjor/e | PunaIme

Zyrtar/e për Kolektime dhe Ligjor/e

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25-04-2025

Data e perfundimit

11-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

KosInvest hap konkurs pune për pozitën:

Zyrtar/e për Kolektime dhe Ligjor/e

për Zyrën Qëndrore të KosInvest, Prishtinë  (një vend pune)

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.

Përgjegjësitë Kryesore të Zyrtarit/es për Kolektime dhe Ligjor/e janë:

  • Përgjegjës për portfolion e kredive jo performuese;
  • Të kontaktojë dhe menaxhoj në baza të rregullta klientët jo-performues;
  • Të bëjë vizita të rregullta në teren tek klientët dhe organet e përmbarimit; 
  • Koordinimi me Zyrat Përmbarimore;
  • Të bëjë vlerësimin e kredive jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
  • Përgatitja dhe inicimi i procedurave ligjore për kreditë jo-performuese;
  • Përfaqësimi i institucionit në gjykata dhe institucione të tjera ligjore dhe administrative;
  • Mbajtja dhe përditësimi i arkivit të dokumentacionit ligjor të rasteve të kolektimeve;
  • Të koordinoj dhe të jetë përgjegjës për Call Center për pjesën e kredive jo performuese;
  • Të koordinoj dhe të përgatis Komitetin e Kredive Joperformuese si dhe merrë pjesë në takime të rregullta të komiteteve në nivel të degës dhe zyres qendrore;
  • Nga përvoja në teren të sygjeroj modifikime në politikat, procedurat dhe strategjitë për menaxhimin e kredive jo-performuese;
  • Të përgatis raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve jo performues;
  • Të monitoroj zbatimit të të gjitha marrëveshjeve me palët e involvuara në kreditë joperformuese, klientët/ bashkëhuamarrësit/ garantuesit, si dhe marrëveshjeve me partnerët tjerë në mbledhjen e kredive jo performuese;
  • Ndihmon dhe i asiston stafin në degë për mbledhjen e kredive jo-performuese;
  • Përgjegjës për hartimin dhe përditësimin e politikave dhe rregulloreve që ndërlidhen me pozitën;  
  • Përgjegjës që të gjitha aktivitetet e kolektimeve të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Realizon detyrat dhe përgjegjësitë tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen nga menaxhmenti i KosInvest.

Njohuritë, Aftësitë dhe Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin Juridik (e preferuar edhe në Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjajshme);
  • Përvojë pune në kredidhënie, në procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, ose/dhe në fushën ligjore;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushat e përgjegjësisë së bankës ose mikrofinancës.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe analitike;
  • I/e përkushtuar dhe motivuar për sukses;
  • Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze në të shkruar dhe të folur (e preferueshme edhe në gjuhën serbe).
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
  • Aftësi që t’i përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës.
  • Është i/e obligueshëm të ketë patent shofer.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur

CV së bashku me referencat i dërgoni përmes butonit “Apliko Këtu” ose në adresën e mëposhtme: [email protected]

Kujdes: Shëno rajonin përkatës dhe pozitën në CV dhe subjekt të emailit.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është: 11 Maj 2025.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?