Zyrtar/e për integrime evropiane dhe bashkëpunim ndërkombëtar
Data e publikimit
08/06/2020
Data e perfundimit
22-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS
Titulli: Zyrtar për integrime evropiane dhe bashkëpunim ndërkombëtar
Njësia: Divizioni i integrimeve evropiane dhe bashkëpunim ndërkombëtar
I raporton: Udhëheqësit të Divizionit të integrimeve evropiane
Grada: 6
Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
- Ndihmon në koordinimin e çështjeve që kanë të bëjnë me integrime evropiane e që ndërlidhen me sferën e përgjegjësive dhe detyrave të BQK-së me fokus të veçantë aspektin
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve dhe informatave relevante për proceset e integrimit evropian konform kërkesave dhe procedurave të përcaktuara nga BQK-ja, Ministria e Integrimit Evropian dhe institucionet tjera relevante (raportimet në baza të rregullta dhe sipas nevojës).
- Me autorizim të mbikëqyrësit mban kontakte të rregullta/vazhdueshme më njësitë organizative relevante në BQK me qëllim të adresimit efikas të çështjeve që dalin nga procesi i integrimit evropian.
- Ndihmon në evidentimin e sfidave që dalin nga raportet e vlerësimit të UE-së për vendin dhe kontribuon në adresimin efikas të tyre me qëllim të tejkalimit apo përmbushjes.
- Me autorizim të mbikëqyrësit mban kontakte të rregullta/vazhdueshme me zyrtarët relevantë të Ministrisë së Integrimit
- Me autorizim nga mbikëqyrësi merr pjesë në takime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit ndërlidhur me sferën e integrimeve evropiane (seminare, takime të rregullta, raportimet e rregullta dhe punëtori).
- Me autorizim nga mbikëqyrësi merr pjesë në takimet e Komisionit për integrime evropiane në BQK dhe kontribuon në organizimin dhe mbarëvajtjen e takimit konform kërkesave të kryesuesit te
- Kontribuon ne mbajtjen e kontaktit me institucione tjera publike për fushat me interes të përbashkët nga sfera e integrimit evropian.
- Me autorizim nga mbikëqyrësi merr pjesë në koordinim dhe mbarëvajtje të punëve lidhur me sferën e integrimeve evropiane dhe atë si në relacion me njësitë organizative brenda BQK-së ashtu edhe me institucionet tjera relevante (Ministria e Integrimit Evropian, Zyra e Komisionit Evropian dhe institucione tjera).
- Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen punë tjera në kuadër të Departamentit.
Njohuri e kërkuar:
- Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, drejtësisë marrëdhënie ndërkombëtare, integrime evropiane ose të
- Njohuri të mirë në të kuptuarit e funksionimit dhe zhvillimit ekonomik me fokus sistemin financiar në Kosovë dhe proceseve
- Njohja e gjuhës shqipe, serbe dhe e gjuhës angleze;
- Njohuri të mirë të punës me kompjuter si Excel, Word, Power Point, Access;
- Aftësi për të krijuar dhe mbajtur komunikim dhe marrëdhënie efikase ekipore në ambient ekipor, me përbërje ndërinstitucionale;
- Përkushtim për kualitet në punë dhe aftësi për të punuar nën presion.
Përvoja e kërkuar:
- Përvojë prej së paku dy (2) viteve me fokus në fushën e integrimeve evropiane, çështje ligjore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
- Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
- Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
- Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura/nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
- Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.
Procedura e aplikimit:
- Afati i fundit për aplikim është 22 qershor
- Aplikimi mund të bëhet on-line (https://hris.bqk-kos.org; ) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së, nr:8. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret
- Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : bqk-kos.org;
- Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren