Zyrtar/e për Hulumtim të Tregut
Data e publikimit
22-07-2024
Data e perfundimit
29-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Prokurimit më datë 22-07-2024 shpall konkurs pune:
Zyrtar/e për hulumtim të tregut
Departamenti i Prokurimit • Prishtinë ,Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Mbledh të dhëna nga tregu dhe informata për artikuj, i raporton dhe prezanton ato sipas kërkesave;
- Analizon dhe përpunon të dhëna statistikore duke përdorur metoda moderne dhe tradicionale për mbledhjen e tyre;
- Harton plane dhe kryen analiza të vlefshme dhe të besueshme për kërkim të tregut;
- Interpreton të dhëna, formulon raporte dhe jep rekomandime;
- Siguron analiza të konkurrencës për ofertat e tregut të kompanive të ndryshme dhe identifikon tendencat e tregut;
- Sigurohet që të dhënat dhe informacionet janë të sakta;
- Prezanton në mënyrë proaktive raportet e hulumtimit të tregut dhe analizën e të dhënave me Departamentin e Prokurimit;
- Qëndron plotësisht i informuar për trendet e tregut, hulumtimet e palëve të tjera dhe implementimin e praktikave më të mira;
- Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së udhëheqësit.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Bachelor në Ekonomi ose fusha të ngjashme;
- Minimum 1 vit eksperiencë pune në hulumtimit të tregut;
- Aftësi për të interpretuar sasi të mëdha të dhënash dhe për të kryer shumë detyra;
- Aftësi të forta komunikuese dhe prezantuese;
- Njohuri të shkëlqyera të MS Office dhe mjeteve kërkimore;
- Njohuri shumë të mira në hulumtim, në metodat e mbledhjes/ruajtjes së të dhënave dhe modelim;
- Aftësi të forta analitike dhe kritike.
- E preferuar njohja e gjuhës Angleze
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.