www.ofertapune.net Zyrtar/e për Financa (Mazgit) | PunaIme

Zyrtar/e për Financa (Mazgit)

Kompania

Aztech Electronics

Lokacioni

Kastriot

Data e publikimit

23-07-2024

Data e perfundimit

30-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:

Zyrtar/e për Financa

LOKACIONI: MAZGIT

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Njohuri të avansuara rreth çështjeve tatimore;
  • Regjistrimi Faturave të Blerjes, Dokumenteve Unike Doganore dhe Shitjeve;
  • Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave debitore;
  • Përgatitja dhe monitorimi i lëvizjeve të mallrave tek njësitë organizative;
  • Regjistrimi i ekstrakteve bankare dhe mandateve të Pagesave/Arkëtimeve;
  • Barazimi i Pikave të Shitjes (Arka-Banka) dhe transaksioneve ditore-mujore;
  • Barazimet e kartelave financiare klient – furnitor;
  • Kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet Financiare;
  • Bën monitorimin dhe barazimin e llogarive (Arka-Banka dhe llogarive të tjera);
  • Trajtimi dhe rregullimi i Inventarit – njohuri rreth kartelave financiare të artikujve;
  • Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës;
  • Kontaktet e vazhdueshme me Pikat e Shitjes rreth barazimeve dhe kërkesave të tjera;
  • Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit.

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet;
  • Përparësi certifikimi si Teknik/e Kontabiliteti në Institutet (KAF – SCAAK) dhe nivele tjera;
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune relevante;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve;
  • Përparësi njohuria e shkëlqyeshme e përdorimit të pakos MS Office dhe Pro-Data (program kontabiliteti);
  • Të ketë integritet të lartë moral e profesional.

Ne ofrojmë:

  • Page konkuruese;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Transportin e siguruar nga kompania;
  • Shujtë ditore;
  • Mundësi të zhvillimit dhe ngritjes në karrierë; Ambient dinamik dhe motivues;

Informata shtesë:

Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]

Afati për aplikim deri me datë: 15.08.2023

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.