www.ofertapune.net Zyrtar/e për Financa dhe Kontabilitet | PunaIme

Zyrtar/e për Financa dhe Kontabilitet

Kompania

KFC Kosova

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25-04-2024

Data e perfundimit

15-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Zyrtar/e për Financa dhe Kontabilitet

në KFC Kosova

Rreth KFC

Të gjithë ne e duam pulën, mirëpo ajo çka na dallon ne nga të tjerët janë njerëzit tanë me ide të shkëlqyeshme të cilët fshihen pas suksesit të KFC.

Kështu, jemi në kërkim të kandidatëve të kualifikuar që ndajnë vizionin, vlerat dhe përkushtimin ndaj njerëzve tanë dhe ndaj shërbimit superior për klientët.

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  • Koordinon dhe është përgjegjës/e për regjistrimin e të gjithë dokumentacionit financiar;
  • Bën regjistrimin kontabël të të hyrave dhe shpenzimeve, dhe urdhëresave të tjera në softuerin e kontabilitetit;
  • Bën përcjelljen dhe barazimin e llogarive të arkëtueshme dhe pagueshme dhe përpilon raportet përcjellëse në baza të ndryshme periodike sipas kërkesës;
  • Mirëmban regjistrin e aseteve fikse, llogaritë zhvlerësimin e aseteve dhe bën dorëzimin e regjistrave kontabël tek mbikëqyrësi;
  • Bën barazimin e llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar;
  • Mban dhe është përgjegjës/e për sistemin e kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve të kontabilitetit;
  • Përgatit deklarimin e TVSH-së, tatimeve edhe detyrimeve të tjera ligjore brenda afateve të përcaktuara me ligj;
  • Kalkulimi i pagave dhe raportimi i tyre në Administratën Tatimore;
  • Bën arkivimin dhe sistemimin e dokumenteve financiare;
  • Monitoron llogaritë bankare dhe përgatit raporte periodike sipas kërkesës;
  • Bashkëpunim dhe koordinim me bashkëpunëtorët e jashtëm, nëse ka të tillë.

Kë po kërkojmë?

Një person me vetbesim, energjik/e dhe komunikativ/e, I/e cili/a është i/e gatshëm/e të mësoj dhe punojë më një ambient dinamik. Dikë që i pëlqejnë sfidat dhe ka aftësi të shkëlqyera organizative. I/e dhënë pas detajeve dhe pasion për punë.

Kjo pozitë gjithashtu kërkon:

  • Të ketë të përfunduar studimet Bachelor – Fakulteti Ekonomik, drejtimi Financa dhe Kontabilitet;
  • Të ketë përvojë pune minimum 2 vjet në kontabilitet – Përvoja paraprake e kontabilitetit në lëminë e prodhimit dhe restauranteve do të jetë përparësi në përzgjedhje të kandidatëve;
  • Certifikime profesionale të kontabilitetit nga institucione të akredituara përkatëse – Posedimi i certifikatave do të jetë përparësi në përzgjedhje të kandidatëve;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorim të Excel-it – Excel i avancuar;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese si në të folur ashtu edhe në të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Të jetë i gatshëm të punojë në ekip dhe te menaxhoj me situatat sfiduese.

Çfarë mund të ju ofrojmë ne?

  • Pagë të 13-të
  • Sigurim shëndetësor
  • Shujtë ditore falas në KFC
  • 20% zbritje për çdo blerje
  • Trajnim profesional brenda dhe jashtë vendit
  • Ushqim dhe pije falas në zyrë
  • Veturë të kompanisë në dispozicion për të kryer punët dhe detyrat
  • Paisje elektronike (telefon, laptop dhe të tjera) në dispozicion për të kryer punët dhe detyrat
  • Rrjet të zgjeruar kombëtar dhe ndërkombëtar të karrierës
  • Aktivitete të ndryshme ekipore

Si të aplikoni?

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumente të tjera relevante në [email protected], deri më 15/05/2024. Ju lutemi që titulli i email-it të jetë ” Zyrtar/e për Financa dhe Kontabilitet”.

Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen për intervistë.