www.ofertapune.net Zyrtar/e për Financa dhe Administratë, Mentor/e (Kamenicë) | PunaIme

Zyrtar/e për Financa dhe Administratë, Mentor/e (Kamenicë)

Kompania

BONEVET Kamenica

Lokacioni

Gjilan

Data e publikimit

09-08-2022

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

 Zyrtar/e për financa dhe administratë

BONEVET Kamenica po kërkon një Zyrtar/e për Financa dhe Administratë me orar të plotë, që ka përvojë për punën me financa dhe administratë dhe është i/e pasionuar për teknologjinë.

Prapavija profesionale dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të ketë përfunduar nivelin bachelor të studimeve ose të jetë në prag të diplomimit.
  • Të ketë përvojë paraprake në fushën e financave dhe administratës;
  • Të ketë njohuri rreth sistemit QuickBooks;
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhë shqipe);
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira organizuese;
  • Të jetë i/e përpiktë dhe të respektojë maksimalisht proceset e punës;

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  • Monitorimi i pagesave të pjesëmarrësve dhe regjistrimi i tyre në Quickbooks;
  • Ruajtja dhe strukturimi i të gjitha dosjeve dhe të dhënave financiare;
  • Dokumentimi dhe mirëmbajtja e faturave dhe dokumenteve financiare;
  • Përgatitja e listave të pagave dhe procesimi i pagesave mujore;
  • Përgatitja e raporteve financiare të përgjithshme dhe për projekte në përputhje me ligjin dhe politikat e donatorëve;
  • Përgatitja e formularëve të pagesave për taksat;
  • Pergatitja e kontratave të stafit dhe kontratave të tjera;
  • Monitorimi dhe shpenzimi i linjave buxhetore në përputhje me buxhetin vjetor të përcaktuar me Drejtorin/en e qendrës;
  • Përcaktimi i orareve të klasave duke iu përshtatur kërkesave dhe  nevojave të pjesëmarrësve dhe hapësirës;
  • Kontrolli, raportimi dhe regjistrimi i pjesëmarrësve në aktivitete, pagesat dhe dokumentacionet e nevojshme.
  • Regjistrimi i tyre në databazat e nevojshme dhe ruajta e fajlimi i dokumentacionit përkatës;
  • Komunikimi në të gjitha kanalet e komunikimit me pjesëmarrës, prindër, mentorë dhe partnerë;
  • Kontrollimi dhe porosia e furnizimeve dhe inventarit të nevojshëm për zyrë, klasa dhe tjera.

Apply Now


 Mentor/e me orar të plotë

BONEVET Kamenica kërkon mentor/e me orar të plotë që është i/e pasionuar për teknologjinë dhe i pëlqen të punojë me fëmijë dhe të rinjë. Një person që motivon dhe inkurajon të tjerët për të dashur teknologjinë dhe për të mësuar përmes lojës, hulumtimit dhe eksplorimit.

Prapavija profesionale dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të ketë përfunduar nivelin bachelor të studimeve ose të jetë në prag të diplomimit.
  • Të ketë përvojë në punë me fëmijë (praktikë, aktivitete vullnetare etj.)
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhë shqipe);
  • Të ketë aftësi të mira organizuese;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të jetë i/e gatshëm/me të punojë me orar fleksibil;
  • Te ketë pasion për edukim;
  • Të jetë i/e përpiktë dhe të respektojë maksimalisht proceset e punës.

Detyra dhe përgjegjësitë e punës

  • Të krijojë dhe përgatisë kurrikulumin/planprogramin e klasës në bashkëpunim me Përgjegjësen për Kurrikulum në BONEVET;
  • Të marrë pjesë në trajnime që organizohen në BONEVET për zhvillimin e aftësive mentoruese;
  • Të sigurohet që klasa të jetë tërheqëse, argëtuese, me kualitet të lartë, duke vendosur fëmijën në qendër të mësimit dhe të aplikohen metodat e mentorimit të përfituara nga trajnimet.
  • Të koordinojë të gjitha aktivitetet për klasë dhe të sigurohet që gjithçka të jetë e përgatitur me kohë;
  • Të dërgojë të gjitha informatat e nevojshme tek prindërit dhe të komunikojë për rrjedhën e klasës, mbarëvajtjes dhe rregullave që u duhet përmbajtur;
  • Të jetë i/e gatshëm/e të asistojë dhe udhëheqë procese administrative në BONEVET, që kanë të bëjnë me edukim.

Apply Now