www.ofertapune.net Zyrtar/e për Financa | PunaIme

Zyrtar/e për Financa

Kompania

Aztech Electronics

Lokacioni

Kastriot

Data e publikimit

04-04-2024

Data e perfundimit

03-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. 

AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për poziten: 

Zyrtar/e për Financa 

Lokacioni: Mazgit 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Njohuri të mirë rreth çështjeve tatimore; 
  • Regjistrimi Faturave të Blerjes, Dokumenteve Unike Doganore dhe Shitjeve; 
  • Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave debitore; 
  • Regjistrimi i ekstrakteve bankare dhe mandateve të Pagesave/Arkëtimeve; 
  • Barazimi i Pikave të Shitjes (Arka-Banka) dhe transaksioneve ditore-mujore; 
  • Barazimet e kartelave financiare të Klientëve-Furnitorëve; 
  • Kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet Financiare; 
  • Bën monitorimin dhe barazimin e llogarive (Arka-Banka dhe llogarive të tjera); 
  • Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës; 
  • Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit; 
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet; 
  • I certifikuar si Teknik/e Kontabiliteti në Institutet (KAF – SCAAK) dhe nivele tjera përparësi;
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune relevante; 
  • Përvojë paraprake në fushën e financave; 
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës; 
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit si dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
  • Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve; 
  • Njohuri të shkëlqyeshme të përdorimit të aplikacioneve të mëposhtme softuerike të pakos MS Ofice,  Pro-Data (programe kontabiliteti) dhe programe tjera do të ishte përparësi. 

Ne ofrojmë:  

  • Pagë konkurruese; 
  • Sigurim shëndetsor;  
  • Transport të siguruar nga kompania; 
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar; 
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional. 

Informata shtesë: 

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
  • Afati për aplikim deri me datë: 03.05.2024
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.