www.ofertapune.net Zyrtar/e për Financa | PunaIme

Zyrtar/e për Financa

Kompania

Artmotion

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-01-2024

Data e perfundimit

24-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

Zyrtar/e për Financa

Vendi i punës:  Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Përgatitja e librave tregtar, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetëe si dhe raportimi i çështjeve me rëndësi tek udhëheqësi i ekipit.
  • Kalkulimi dhe përgatitja e deklarimeve për qira, interes, tatimit në paga, TVSH dhe tatime tjera direkte,
  • Regjistrim dhe kontrollim të faturave blerëse dhe shitëse,
  • Barazimi i blerësve dhe furnitorëve,
  • Regjistrimi i bankave dhe raportime ditore,
  • Përgatitje e raporteve dhe analizave sipas nevojave dhe kërkesave,
  • Punë të tjera profesionale të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma Bachelor (Financa & Kontabilitet);
  • Njohuri të mira mbi ligjet e tatimeve dhe procedurave tatimore në Kosovë;
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veçantë Excel, Word, Power Point etj;
  • Së paku një (1) vit përvojë pune në cilësi të zyrtarit financiar;
  • Të ketë shkathtësi të mira të punës me programe kontabilitetit;
  • Njohuri të Gjuhës Angleze.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme dhe universitare;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale (e preferueshme);
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (e preferueshme).

Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected]. Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën. Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 17/01/2024, Ora 16:00h.

 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?