Zyrtar/e për Financa
Data e publikimit
10-01-2024
Data e perfundimit
09-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës,
Zyrtar/e për Financa
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Përgatitja e librave tregtar, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetëe si dhe raportimi i çështjeve me rëndësi tek udhëheqësi i ekipit.
- Kalkulimi dhe përgatitja e deklarimeve për qira, interes, tatimit në paga, TVSH dhe tatime tjera direkte,
- Regjistrim dhe kontrollim të faturave blerëse dhe shitëse,
- Barazimi i blerësve dhe furnitorëve,
- Regjistrimi i bankave dhe raportime ditore,
- Përgatitje e raporteve dhe analizave sipas nevojave dhe kërkesave,
- Punë të tjera profesionale të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diploma Bachelor (Financa & Kontabilitet);
- Njohuri të mira mbi ligjet e tatimeve dhe procedurave tatimore në Kosovë;
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veçantë Excel, Word, Power Point etj;
- Së paku një (1) vit përvojë pune në cilësi të zyrtarit financiar;
- Të ketë shkathtësi të mira të punës me programe kontabilitetit;
- Njohuri të Gjuhës Angleze.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme dhe universitare;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Çertifikatat e trajnimeve eventuale (e preferueshme);
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (e preferueshme).
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected]. Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën. Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 17/01/2024, Ora 16:00h.