www.ofertapune.net Zyrtar/e për dizajnim të raporteve dhe publikime | PunaIme

Zyrtar/e për dizajnim të raporteve dhe publikime

Kompania

Zyra Kombëtare e Auditimit

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15-03-2022

Data e perfundimit

15-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Art & Dizajn

Në mbështetje të nenit 15.2 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, Planit vjetor të rekrutimit për vitin 2022 me nr. 2537 të datës 10.12.2021, Ndryshimit të Planit vjetor të rekrutimit për vitin 2022 me nr. 93 të datës 27.01.2022, nenit 6 dhe 7 të Rregullores (ZKA) 03/2021 për Pranimin dhe Karrierën në Zyrën Kombëtare të Auditimit (shpallur në Gazetën Zyrtare më 16.09.2021); lidhur me nenin 33 të Rregullores (ZKA) 02/2021 Klasifikimin e Vendeve të Punës; si dhe Vendimit të Auditores të Përgjithshme me Nr. 364 të datës 25.02.2022,  Zyra Kombëtare e Auditimit ri shpall:

KONKURS
për plotësimin e vendit të lirë të punës

Pozita: Zyrtar për dizajnim të raporteve dhe publikime
Numri i referencës: RZDRP/ZKA/06-02/22
Grada: ZKA-B6
Numri i pozitave: Një (1)
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Punimi i dizajnëve dhe punëve të tjera grafike/vizuale për krijimin e identitetit, konceptit dhe përquarjes së mesazhit apo simbolikës së raporteve të auditimit sipas përmbajtjes së tyre.
  • Përgatit të gjitha projektet e dizajnit, që nga konceptimi deri te shpërndarja;
  • Përcakton imazhet, fontet dhe formatet duke përdorur softuerin e dizajnit grafik;
  • Hulumton ide për të paraqitur koncepte dhe për të reklamuar produktet / shërbimet ne rrjetet sociale, webfaqe, televizione, gazeta etj;
  • Përdor teknikat e tipografisë;
  • Krijon verzione të ndryshme të dizajneve, logove, koncepte per broshura, prezantime, flyer-a, fletepalosje etj;
  • Asiston me realizimin dhe përgaditjen e videove dhe fotografive;
  • Kryen edhe detyra të tjera, të ndërlidhura me dizajnin grafik dhe që paraqiten sipas nevojave dhe rasteve të caktuara.
  • Kryen detyra tjera të ngarkuara nga Drejtori i departamentit.

Kualifikimet themelore:

  • Diplomë fakulteti në fushën e dizajnit grafik ose të ngjashme;
  • Tre (3) vite përvojë pune profesionale;
  • Preferohet certifikim nga fusha përkatëse.

Informata të përgjithshme për kandidatë:

Kompensimi i pagës për pozitat e shpallura bëhet në përputhje me rregullat e brendshme të punës së Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Procedura e Aplikimit:

Procedura e aplikimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Zyra Kombëtare e Auditimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret kandidatët nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme, si më poshtë:

  • formularin zyrtar të ZKA-së për aplikim;
  • kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
  • dëshmitë për përgatitjen arsimore dhe përvojën e punës;
  • dëshmia nga gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • dëshmia që nuk ka në fuqi masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik (nëse aplikohet);

Vetëm formulari zyrtar për konkurrim do të merret parasysh. Dokumentet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk shqyrtohen kurse ato të pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mediat elektronike (online) dhe në faqen e internetit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke filluar nga data 01.03.2022, kurse afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 16.03.2022 ora 16.00.

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e ZKA-së, ose mund të tërhiqen nga faqja e internetit e ZKA-së në adresën www.zka-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin për administrimin e dokumenteve në adresën: Lagja: Arbëria, rr. “Ahmet Krasniqi” nr. 210 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, formulari dhe dokumentet mbështetëse mund të dorëzohen edhe përmes adresës elektronike në adresën [email protected] ose përmes postës. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/606-004, ext:1025.

Shënim:

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim.