www.ofertapune.net Zyrtar/e për Buxhet dhe Financa | PunaIme

Zyrtar/e për Buxhet dhe Financa

Kompania

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

19-09-2022

Data e perfundimit

19-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

PËRSHKRIMI

Në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në bazë nenit 18  dhe 22 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores Nr.  02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës dhe në bazë të Aktgjykimit  nr. Ref. AGJ.1583/20 të datës 09 Korrik 2020, Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, rishpall këtë: 

KONKURS
PËR PUNËSIM PËR KOHË TË CAKTUAR 

I. Zyrtar për Buxhet dhe Financa 

  • Prokuroria Themelore Prizren, një (1) pozitë, për nëntë (9) muaj
  • Referenca: KPK/SKPK/ZKPSH/PA/PSRK/PTH/POZ – 019
  • Emri pozitës: Zyrtar për Buxhet dhe Financa
  • Pozita: Pozitë jo e karrierës
  • Niveli: Profesional 
  • Kodi punës: BF/210
  • Raporton tek: Administratori i Prokurorisë
  • Numri i pozitave: Një (1) pozitë
  • Koeficienti: Shtatë (7)
  • Akti i emërimit: Me afat te caktuar 
  • Puna Provuese: Tre (3) muaj
  • Vendi : Prizren 

Qëllimi i vendit të punës: 

Zyrtari Financiar brenda njësisë organizative planifikon nevojat buxhetore, kontrollon  rregullsinë e faturave, përditëson të dhënat në sistemin e pagesave për avokatë dhe ekspertë,  mban evidencën e faturave si dhe sigurohet që dorëzimi i faturave të bëhet brenda afateve  ligjore. 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Në konsultim me administratorin dhe kryeprokurorin përgatit nevojat për rishikim të buxhetit,  nevojat buxhetore për vitin e ardhshëm dhe planifikimet e hershme për 2 vitet në vijim.  Sigurohet që faturat brenda njësisë organizative janë të rregullta, të sakta, dhe të plota dhe  mban evidencën e faturave dhe sigurohet që të mos ketë përsëritje të faturave dhe te jene  brenda afateve ligjore. 
  • Regjistron dhe përditëson sistemin e pagesave për avokatë dhe ekspertë.  Sigurohet që kërkesat për para të imta (petty cash) të jenë bazuar në ligj dhe përgatit kërkesat  respektive. 
  • Përgatitja e kërkesave për mëditje dhe avance për të gjithë personelin e njësisë organizative.  Përgatit urdhër blerjet, kërkesat për zotime dhe shlyerje të obligimeve për të gjitha faturat e  njësisë organizative si dhe sigurohet që të gjitha të jenë të nënshkruara nga zyrtarët autorizues.  Harton raporte të rregullta dhe ad hoc për gjendjen e faturave në njësinë organizative dhe  njësinë qendrore  organizative dhe raporton në baza të rregullta për obligimet e faturave të papaguara në njësinë  qendrore organizative. 
  • Përgatit plan të punës në përputhje me ligjin, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse,  brenda afateve kohore të caktuara. 
  • Kryen çdo detyrë tjetër në përputhje me legjislacionin ne fuqi të cilat mund të kërkohen në  mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe sipas kërkesës së Zyrtarit Kryesor Financiar dhe  mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë;  

Njohuritë, shkathtësitë aftësitë për vendin e punës: 

  • Njohuri të shkëlqyera profesionale nga lëmin e financave publike;
  • Njohuri të shkëlqyera e gjithëpërfshirëse profesionale lidhur me financat; Njohuri me aftësi të mira të punës me kompjuter me aplikim të programeve (Microsoft Word,  Excel, Access, Power Point) dhe internetin;
  • Shkathtësi të punojë në mjedis shumetnik dhe për punë ekipore;
  • Shkathtësi për të caktuar synimet më të rëndësishme dhe dhënia e prioriteteve atyre;
  • Aftësi për ndërmarrjen e iniciativave konkrete gjatë punës dhe lidhur me të;
  • Aftësi për ta mbajtur kualitetin e punës edhe në kushte të punës nën presion;

Përgatitja profesionale dhe kualifikimi: 

  • Diplomë Universitare Fakulteti Ekonomik.
  • Përvoja e Punës: 
  • Dy (2) vite përvojë pune profesionale.

Shpallja e Konkursit është e hapur 8 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Sistemit  Prokurorial të Republikës së Kosovës, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 16.09.2022 deri me datë  23.09.2022 si datë e mbylljes së shpalljes së konkursit.  

  • Kërkesa (aplikacioni) për punësim gjendet në web faqen: www.prokuroria-rks.org
  • Aplikacionet dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, në Divizionin e Burimeve Njerëzore, kati  VII, Zyra Nr. 702, Prishtinë, Kosovë.
  • Aplikimi përmes postës: Kërkesat e kompletuara me dokumente mund të dorëzohen edhe përmes postës në  Divizionin e Burimeve Njerëzore të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, adresa: Rr. “Luan  Haradinaj”, nr. 100, Kati 7, zyra nr. 702, 10000 Prishtinë.
  • Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për  aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda 4 katër ditësh,  aplikacionet që arrijnë pas këtij afati, dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
  • Në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038/200 18874 prej orës 08:00 – 16:00.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: 

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë  për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe  aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.
  • Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e  Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha  komunitetet në Kosovë.
  • “Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të  Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.” 

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e skanuara të dokumentacionit të kërkuar:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës, Vërtetimi dhe kontrata e punës (Letër Referenca apo Rekomandimi nuk pranohet  si dëshmi mbi përvojën e punës);
  • Dy rekomandime (nëse keni);
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Dokumentin e identifikimit–letërnjoftimi i fotokopjuar;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nën hetime. 

Në lidhje me datën e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës, për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e  parapara sipas këtij konkursi, kandidatët do të njoftohen bazuar në legjislacionin ne fuqi.