Zyrtar/e për Burime Njerëzore (Prishtinë), Analist/e Kreditor (Lipjan, Rahovec)
Data e publikimit
07-05-2025
Data e perfundimit
13-05-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.
Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:
K O N K U R S
Për rekrutim të pozitave në vijim:
- Një (1) Zyrtar-e për Burime Njerëzore për zyren qendrore në Prishtinë
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Lipjan
- Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën Rahovec (me seli në Xërxë)
Zyrtar-e për Burime Njerëzore (Pozita 1)
Përgjegjësitë :
- Mbështetë procesin e rekrutimit (shpallje të konkurseve, pranim dhe sistemim i dokumentacionit të aplikuesve, kontaktimi i kandidatëve për intervista, plotësim i dokumentacionit për punëtoret e ri, etj.) dhe sipas nevojës bënë selektimin e kandidatëve dhe merr pjesë në panele intervistuese,
- Mbështetë procesin që nderlidhet me sistemin e menaxhimit të performancës duke monitoruar procesin e përcaktimit të objektivave dhe vlerësimit të performancës për stafin dhe sipas nevojës kontribon në përgatitjen, analizimin dhe verifikimin e të dhënave,
- Mbështetë proceset që ndërlidhen me zhvillimin profesional të stafit (vlerësimi i nevojave për trajnime, përpilimi dhe implementimi i planit të trajnimeve, trajtimi i kerkesave për trajnime, etj.),
- Harton kontratat e punës per stafin duke u siguruar qe ato jane ne perputhje me kerkesat ligjore dhe përditëson me kohë afatet e kontratave,
- Përditëson dhe analizon të dhënat për stafin sipas kategorive të ndryshme dhe kërkesave të palëve, përfshirë ndryshimet mujore për listen e pagave,
- Sipas nevojës përgatitë të dhëna, raporte dhe draft vendime që ndërlidhen me proceset në Burime Njerëzore, ∙ Kujdeset që të mbajë raporte të mira me stafin dhe të adresoj kërkesat e tyre,
- Kujdeset që të respektoj dhe zbatoj të gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore, Punë të tjera administrative që ndërlidhen me Burime Njerëzore.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universiteti në Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi, Shkenca Shoqërore apo kualifikim ekuivalent profesional,
- Përvojë paraprake të dëshmuar në fushën e Burimeve Njerëzore (se paku tri vite),
- Certifikime në fushën e Burimeve Njerezore (e preferueshme),
- Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, programet e Microsoft Office (njohuri ne excel dhe outlook e domosdoshme, njohuri te softwareve te BNj e preferueshme),
- Shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe komunikative (verbale dhe në të shkruara),
- Aftësi te mira analitike, i/e organizuar dhe aftësi për të punuar me çështje konfidenciale,
- Të jetë kreativ/e, dinamik/e, fleksibil/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip,
- Njohuri të gjuhës angleze,
- Patent shofer, kategoria B.
Analist-e Kreditor-e (Pozita 2 & 3)
Përgjegjësitë:
- Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
- Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
- Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
- Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
- Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
- Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
- Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
- Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
- Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.
Konkursi mbetet i hapur nga dt. 07.05.2025 deri me dt. 13.05.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune
Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.
KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me përgjegjësitë dhe përvojën.
Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.