Zyrtar/e për Burime Njerëzore
Data e publikimit
07-02-2023
Data e perfundimit
05-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Burime Njerëzore
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektronikës në tregun Kosovar. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Kompania AZTECH shpall konkurs – vende të lira pune për pozitat:
Zyrtar/e për Burime Njerëzore
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Asiston në punët e ndërlidhura me procesin e rekrutimit (shpalljen e konkurseve, organizimin e intervistave, plotësim e dokumentacionit përkatës për punëtorët e rinj etj.),
- Mban dhe përditëson të dhënat për prezencën, mungesën dhe lëvizjet e të punësuarve,
- Mirëmban, sistemon dhe përditëson dokumentacionin në dosjet e të punësuarve,
- Asiston në proceset që ndërlidhen me zhvillimin profesional të të punësuarve (vlerësimin e nevojave për trajnime, përpilimi dhe implementimi e planit të trajnimeve, etj.)
- Kujdeset që të respektoj dhe implementoj të gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore,
- Asiston në përgatitjen e kontratave të punës dhe në përgatitjen e listës së pagave,
- Përgatitjen e raporteve te rregullta ne lidhje me të dhënat e punëtoreve,
- Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.
Kualifikimet:
- Preferohet të jetë i/e diplomuar në ekonomi, shkenca shoqërore apo në fusha tjera relevante,
- Preferohet së paku 1 (një) vit përvojë pune relevante,
- Shkathtësi të mira ndër-njerëzore dhe komunikimi,
- Të jetë kreativ dhe te ketë aftësi analitike si dhe i gatshëm për pune ekipore,
- Metodik, i/e organizuar, fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve,
- Njohuri shumë të mira të pakos MS Office,
- Preferohet leje e vozitjes (kategoria B).
Ne ofrojmë:
- Orar fleksibil të punës,
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
- Mundësi reale të zhvillimit profesional, dhe
- Pagë konkurruese.
Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected] duke shenuar në subject pozitën Zyrtar/e për Burime Njerëzore
Afati për aplikim deri me datë: 20.02.2023
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Apliko këtu