Zyrtar/e për Auditim të Brendshëm
Data e publikimit
05/06/2020
Data e perfundimit
03-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Auditim
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” sh.a., është Ndermarrje Publike e cila në kuadër të veprimtarisë së saj inkorporon grumbullimin, pëipunimin dhe ofrimin e shërbimit të ujit për pije dhe largimin e ujërave të zeza, ku zona e shërbimit të veprimtarisë shtrihet në teritorin e 8 (tetë) komunave brenda regjionit të Prishtinës. KRU “Prishtina” sh.a., ka 564 punëtor aktual të profileve të ndryshme që mundësojnë realizimin e përmbushjes së kërkesave për ofrimin e shërbimit të ujit të pijes.
Konform me funksionet dhe kompetencat që parashihen në Nenin 21, lidhur me Nenin 17 të Ligjit për Ndermarrjet Publike Ligji Nr.03/L-087, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-ll 1 për NP, dhe Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndemianjet Publike, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU “Prishtina” Sh.A., shpall këtë:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e pozitave:
Titulli i punës: Zyrtar/e për Auditim të Brendshëm
Vendi: Prishtinë
Ndërmarrja: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.
I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve/Komitetit të Auditimit
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (k) dhe (1) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë të cilat kërkojnë që kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
- Kandidati duhet të ketë diplomë universitare në fushën ekonomike.
- Të jetë Kontabilist i Certifilcuar.
- Të jetë Auditor i Brendshëm i Certifikuar.
- Kandidati duhet të këtë së paku 5 vite përvojë në fushën e auditimit/fmancave ose kontabilitet, e preferueshme në auditim të brendshëm.
- Të këtë integritet të lartë moral e profesional.
- Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme.
- Të këtë aftësi të dëshmuara në menaxhim.
- Të ketë njohurit mbi Standardet nderkombëtare dhe praktikat profesionale të auditimit të brendshëm.
- Njohja e standardeve nderkombëtare të kontabilitetit dhe të raportimit financiar është përparësi.
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Zyrtarit Kryesor të Auditimit:
- Drejtim efektiv të aktiviteteve audituese më qëllim të shtimit të vlerës se operimeve dhe përmirësimit të tyre në vazhdimësi;
- Planifikimi dhe kryerja e auditimit për të shtuar vlerën e organizatës sikur në aspektin operativ, financiar dhe atë të pëiputhshmërisë me legjislacionin në fuqi të cilin operon ndërmarrja;
- Planifikimi i auditimeve strategjike, vjetore dhe ato të angazhimin në mbështetje të një qasje të bazuar në risk;
- Zhvillimi i programeve të auditimit dhe pyetësorve adekuat për verifikim të funksionimit të kontrolleve të brendshme për angazhim të ri, rishikim dhe përmiresim të programeve dhe pytësorve ekzistues;
- Mbikëqyrja e punës së zyrës dhe angazhimeve individuale të secilit auditor në njësi;
- Sigurimi i kualitetit të punës së auditorëve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikave profesionale për auditim të brendshëm;
- Përgatitje e draft-raportit të auditimit duke identifikuar përparesitë dhe dobesitë, përfshirë dhenien e rekomandimeve dhe konkluzioneve;
- Drejtim dhe kryerje e kontrollit të rastit dhe hetimeve të ndryshme në bazë të kërkesës se menaxhmentit të lartë të KRU “Prishtina” sh.a., si dhe Komitetit të Auditimit;
- Hartimi i raporteve lidhur me auditimet e kryera;
- Kryerja e punëve të tjera nga auditimi intern sipas nevojës (detyra të këshillimit për menaxhmentin) sipas kërkesës së menaxhmentit;
- Përmbush çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ana e Komitetit të Auditimit.
Procedura për aplikim:
Aplikacioni-kërkesa mund të merret në web-faqen e Kompanisë dhe i bashkangjiten: një C.V. e detajuar, letra motivuese, dëshmitë e përgatitjes profesionale, dëshmitë e eksperiencës në punë, certifikata nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj ose të mos jetë i dënuar dhe dorëzohen përsonalisht në adresën: KRU “Prishtina” sh.a., Rr.”Hazir Shala” nr.4, në zyren nr.36. Deklarata nën Betim nënshkruhet në momentin e dorëzimit të aplikacionit. Afati i fundit për aplikim: 03 Korrik 2020 (e Premte), ora 16:00 h.
Vërejtje: Kandidatët nre dokumentacion të pa-kompletuar, të pa-plotësuar dhe joadekuat do të refuzohen. Do të kontaktohen vetërn kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listen e ngushtë.
Apliko këtu