Zyrtar/e për Auditim të Brendshëm
Data e publikimit
06/09/2020
Data e perfundimit
03-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Auditim
Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM ”Pastërtia” Sh.A.Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.09.2020, bazuar në Nenin 21.1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr.03/L-087 dhe Nenin 13 të Ligjit Nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, nenin 22 të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike nr.06/L-021, nenin 15 të Statutit të Kompanisë, merr vendim të shpallë:
KONKURS
Numri i referencës së pozitës së punës: 2179 /20
- Titulli i pozitës: Zyrtar për Auditim të Brendshëm në KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj.
- Raportimi: Komisionit për Auditim të Brcndshëm në KRM “Pastcrtia” Sh.A. Ferizaj.
- Pozita: Zyrtar për Auditim të Brendshëm emërohet nga Komisioni për Auditim të Brendshëm i KRM “Pastërtia” Sh.A. Ferizaj me mandat tre (3) vjeçar.
- Koeficienti: Kompensimin e Zyrtarit për Auditim të Brendshëm e përcakton Bordi i Drejtorëve të KRM ”Pastërtia” Sh.A.Ferizaj.
- Vendi i Punës: KRM “Pastërtia” Sh.A. Rr. ”Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj.
Detyrat dhe përgjegjësit
- Përpilimi i procedurave të auditimit, planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transakcionet e kompanisë konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të kompanisë të bazuar në legjislacionin e aplikueshëm.
- Auditimi i planeve të inveslimeve dhe financave të kompanisë. planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor.
- Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkon ligji.
- Vlerësimi objektiv.dhe shfrytëzimi objektiv i burimeve të kompanisë, dhënja e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit të Brendshëm dhe Menaxhmentin e kompanisë.
- Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i- sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin e të gjitha ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe Komisionit për Auditimi të Brendshëm ti jep çfarëdo vërejtje ose sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme.
- Verifikimin e rregullt të përshtatshmërisë dhe funksionimin e rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim që të sigurojnë që librat dhe dokumentacioni i kompanisc dukc përfshirë dokumentacionin financiar të mbahen në përputhje me standardet e kontabilitetit. ligjin dhc qc projekt-deklarata vjctore fmanciare të përgatiten në mënyrë të rregullt.
- Raportimi i rregullt para Komisionit për Auditimi të Brendshëm dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ky Komision.
- Udhëheq dhe drejton të gjitha aktivitetet e Auditimit të Brendshëm.
Kualifikimi dhe Aftësitë
- Diplomë Universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, fmanca publike apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet
- Të ketë certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik. e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave.
- Të jetë Auditor i licencuar ose Kontabilist i Licencuar.
- Së paku tri (3) vite përvojë pune të dëshmuara në menaxhim fmanciar.
- Aftësi të komunikimit dhe të bashkëpunimit me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë.
- Njohës i mirë i punës me kompjuter.
Procedura e Aplikimit
- Aplikacioni për punë – Kërkesa.
- Biografia CV -ja dhe Letëmjoftimi fotokopje.
- Letërmotivimi.
- Diploma e Fakultetiti, Çertifikata e Auditorit të licencuar apo e Kontabilislit të licencuar.
- Dëshmi mbi përvojën e punës si dhe dëshmi tjera në bazë të kualifikimit dhe aftësive.
- Të mos ketë dosje penale (të vërtetuar me certifikatë nga ana e gjykatës kompetente).
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga dita e publikimit në gazetë duke filluar nga data 04.09.2020 deri më 03.10.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.
Dokumentet dorëzohen në Departamentin e Administratës të KRM ”Pastërtia” Sh.A. Rr.”Enver Topalli” Nr.47, Ferizaj prej orë 09:00 – 16:00. Tel. për kontakt 0290 / 325 025.