Zyrtar/e për arkivë
Data e publikimit
02/07/2020
Data e perfundimit
13-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Në mbështetje të dispozitave të nenit 11, të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 15 dhe Rregullores Nr. 0272010, për Procedurat c Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhëheqesi Personelit shpali:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës
DREJTORIA PËR ADMINISTRAT TË PERGJITHSHME
(Një) Zyrtar/e për Arkiv
Kualifikimi i kërkuar: Diplomë Universitare Fakulteti i Administratës publike, Fakulteti i Historisë- Arkivistike pa përvojë ose shkollë e larte dhe së paku dy (2) vite përvojë pure nga fushat e lartpërmendura
Koeficienti: 6.
Kodi i vendit të punës AK/150
Numri i referencës: RN00006039
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Pranon dokumentet dhe lëndët për arkivim dhe kujdeset për arkivimin e tyrë në përputhje me procedurat ligjore
- Kujdeset për sistemimin dhe mbajtjen azhure të lëndëve arkivore, si dhe propozon udhëzues të nëvojshëm për funksionimin e arkivit
- Mirëmban arkivin e veçantë për rastet e detajuara specifike dhe ruan paprekshmërinë e informatave
- Përkujdeset për seleksionimin e rregullt të lëndës arkivor
- Mban kontakte të vazhdueshme me institucionet e arkivit të Kosovës me qëllim të dorëzimit të lëndëve arkivore arkivit kompetent pas kalimit të afatit
- Ndërmerr veprime tjera të nevojshme për funksionimin sa më të mirë të ligjit mbi lëndën arkivore të Kosovës
- Koordinon punën me nëpunësin që merret me postën për shpërndarjen postës .shkresave jashtë dhe brenda institucionit
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Dokumentet e kerkuara:
- Diploma universitare
- Letërnjoftimi (fotokopje)
- Certifikata e lindjes
- Certifikata për trajnimet e kryera
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë në këto vende të punës janë të obliguar që t’i marrin dhe dorëzojnë aplikacionet në Zyrën për pritjen e palëve të KK- Malishevë.
Konkursi do të mbetët i hapur 15 (pesëmbëdhjetë ) ditë nga dita e shpalljes së tij në faqen zyrtare të Komunës dhe në tabelë të shpalljeve të KK- Malishevë.
Apliko këtu