Zyrtar/e për Arkiv
Data e publikimit
16-02-2023
Data e perfundimit
06-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit |
Specialistë të Arkiv – Dokumentacionit |
Institucioni |
Komuna Prishtinë |
Nr. i Referencës |
RN00010267 |
Kodi |
RPC0003962 |
Data e njoftimit |
26.01.2023 |
Afati për aplikim |
16.02.2023 – 23.02.2023 |
|
|
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me drejtuesin dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e detyrave, shërbimeve dhe produkteve përkatëse,
- Siguron sistemimin dhe mbajtjen azhure të lëndëve arkivore, si dhe propozon udhëzues të nevojshëm për funksionimin e arkivit,
- Përcakton në përputhje me ligjin mënyrën e mbajtjes së regjistrit arkivor dhe lëndëve arkivore,
- Siguron që njësitë arkivore të jenë të shënuara me shenjat e përcaktuara sipas rregullave,
- Përkujdeset për afatet e arkivimit të lëndëve, si dhe përgatit lëndët me afat të përhershëm për dorëzim në Arkivin e Republikës të Kosovës sipas dispozitave ligjore,
- Regjistron të dhënat nga format standarde në bazën kompjuterike të dhënave dhe kontrollon çdo ndryshim të propozuar për klasifikimin dytësor,
- Ruan në vend të posaçëm disqet me shkresat elektronike dhe shkresat të natyrës në besim,
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi,
- Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
- Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
- Kualifikime të posaçme formale: Diplom Juridik, Administrim Publik, Menaxhment, Siguri
- Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
- Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
Njohuri profesionale specifike në fushën arkivimit të dokumenteve,
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës,
- Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrativ,
- Shkathtësi hulumtuese , analitike dhe të vlerësim të informacionit,
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access),
- Pozitat aktualisht të lira
|
Nr. i |
Titulli i |
Klasa e |
Koeficien |
|
Organizata / |
Nr. i |
|
Kodi |
Referencë |
Institucioni |
||||||
pozitës |
pozitës |
ti |
Vendi i punës |
kërkuar |
||||
|
s |
|
||||||
|
|
|
|
|
|
|
||
RPC0003515 |
RN000097 |
Zyrtar për |
Profesional 3 |
|
Komuna |
Sektori i |
|
|
6 |
Urbanizmit / |
1 |
||||||
|
90 |
Arkiv 1 |
|
|
Prishtinë |
Prishtine |
|
- Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Certifikatë qe nuk jeni nen hetime nga gjykata (jo ma e vjeter se nga data e shpalljes se ketij konkursi)
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
- Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Ligji nr. 06/L-114 për Zyrtar Publike dhe
Ligjet nga Drejtoria përkatëse
- Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen
Apliko këtu