Zyrtar/e Marketingu
Data e publikimit
25/08/2020
Data e perfundimit
13-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Administratë
BONEVET po kërkon një Zyrtar/e Marketingu, të kualifikuar dhe pasionuar për punën.
Ky person është përgjegjës për zhvillimin e komunikimit interaktiv mes komunitetit dhe BONEVET. Ai/ajo do të sugjerojë një plan të marketingut, i cili do të jetë në vijë me strategjinë zhvillimore të BONEVET. Plani i marketingut do të përmbajë aktivitetet e nevojshme për të siguruar mbulim dinamik të informatave të komunitetit tonë përmes mediave dhe mjeteve tjera, dhe do të promovojë marrëdhënie të ngushtë me donatorët dhe sponsorët.
Kandidati/ja ideal/e pritet të ketë aftësi të shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe asaj angleze.
Çdokush që jeton në Kosovë mund të aplikojë, duke e plotësuar aplikacionin në gjuhën shqipe apo atë angleze.
Për të aplikuar klikoni në këtë vegëz: https://www.bonevet.org/apliko-marketing/
Aty keni hapësirën për ta ngarkuar CV-në tuaj, dhe për ta plotësuar Letrën Motivuese, sipas formatit të përgatitur nga BONEVET.
Afati i fundit per aplikim: 13 shtator, 2020 ora 23:59.
Kualifikimet
– Shkollim në Marketing, Marrëdhënie me Publikun, apo fusha tjera të ndërlidhura dhe/ose përvojë në Marketing
– Aftësi menaxheriale
– Nivel i rrjedhshëm i gjuhës shqipe dhe asaj angleze (në të folur dhe të shkruar)
– Njohuri të mjeteve digjitale dhe atyre publikuese të marketingut
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
– Menaxhimi i ekipit të Marketingut në të gjitha qendrat e BONEVET në Kosovë
– Hartimi i planit vjetor të marketingut të BONEVET, me qëllimin e përgjithshëm që të rritet ndërgjegjësimi për brendin përmes aktiviteteve dhe formave tjera
-Zgjerimi i rrjetit të sponsorëve, donatorëve, dhe partnerëve të BONEVET
– Menaxhimi i kanaleve të komunikimit, duke kuruar në detaje dhe krijuar përmbajtje të duhura dhe që publikohen në kohë të përshtatshme, për të marrë vëmendjen e audiencës; hartimi i dokumenteve tjera zyrtare të BONEVET
– Komunikimi me mediat e shkruara dhe elektronike, përfaqësimi i organizatës në intervista dhe paraqitje televizive.