Zyrtar/e Ligjor/e
Kompania
Oda e Afarizmit të Kosovës
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
19/06/2020
Data e perfundimit
01-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Juridik
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Merr pjesë në grupe punuese dhe diskutimet publike;
- Analizon dhe përgatitë rekomandimet juridike profesionale në fushën relevante;
- Përgatitë rekomandime profesionale për çdo projektligj, rregullore ose udhëzim administrativ apo ndonjë rekomandim tjetër;
- Përgatit raporte dhe ofron këshilla profesionale nga aspekti ligjor;
- Kryen të gjitha detyrat tjera me kërkesë të mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
Diplomë Universiteti në Fakultetin Juridik dhe minimum 2 vite përvojë pune profesionale;
- Njohuri dhe përvojë në analizën dhe harmonizimin e legjislacionit dhe akteve tjera juridike;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në vendin tonë;
- Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Shkathtësi kompjuterike;
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
Kandidati-ja për pozitën Zyrtar/e Ligjor/e duhet t’i dorëzoj këto dëshmi:
- CV-në;
- Letrën e Motivimit;
- Dëshminë e Kualifikimit Profesional;
- Dëshminë për Përvojën e Punës;
- Kopjen e Lejes së Njoftimit; dhe
- Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune.
Ju lutemi që të dërgoni dokumentet e skanuara në gjuhën SHQIPE në email: [email protected].