www.ofertapune.net Zyrtar/e Ligjor/e për Kolektime (Mitrovicë) | PunaIme

Zyrtar/e Ligjor/e për Kolektime (Mitrovicë)

Kompania

Finca Kosovo

Lokacioni

Mitrovicë

Data e publikimit

11-07-2024

Data e perfundimit

22-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

 KONKURS  

ZYRTAR/E LIGJOR PËR KOLEKTIME– DEGA MITROVICË 

PËRGJEGJËSITË: 

  • Të kontaktojë dhe menaxhojë në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij; 
  • Të bëj vizita të rregullta në teren te klientët në portfolion e saj/tij si dhe tek organet e  përmbarimit; 
  • Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe  të propozoj zgjidhje adekuate për këto kredi; 
  • Të filloj procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat; 
  •  Të punoj për së afërmi me ekzekutorët e gjykatave dhe permbaruesit privat për ekzekutimin  e kërkesave ligjore ndaj klientëve;  
  • Të përfaqësoj institucionin në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile;
  • Të përgatitë raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij; 
  • Të kryej punë të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e ekspozimeve jo-performuese. 

KUALIFIKIMET: 

  • Preferohet të jetë i diplomuar në fushën e Drejtësisë, Ekonomisë apo administrim Biznesi 
  • Eksperiencë pune në mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie, procedurën  përmbarimore, apo të ngjashme përbën avantazh; 
  • Aftësi të shquara komunikuese dhe organizative; 
  • Aftësi të shquara analitike; 
  • I/E dedikuar dhe i/e vetëmotivuar për sukses; 
  • Njohuri të paketës Microsoft Office; 
  • Të posedojë Patent Shofer kategorinë “B”; 
  • Njohje të mirë të gjuhës Angleze. 

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org. Aplikacionet e  dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen 

 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.  

 FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 21.07.2024

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 19 institucioneve mikrofinanciare  dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe  komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre. 

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat  personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.