Zyrtar/e Kryesor Financiar
Data e publikimit
05/06/2020
Data e perfundimit
03-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Administratë
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” sh.a., është Ndermarrje Publike e cila në kuadër të veprimtarisë së saj inkorporon grumbullimin, pëipunimin dhe ofrimin e shërbimit të ujit për pije dhe largimin e ujërave të zeza, ku zona e shërbimit të veprimtarisë shtrihet në teritorin e 8 (tetë) komunave brenda regjionit të Prishtinës. KRU “Prishtina” sh.a., ka 564 punëtor aktual të profileve të ndryshme që mundësojnë realizimin e përmbushjes së kërkesave për ofrimin e shërbimit të ujit të pijes.
Konform me funksionet dhe kompetencat që parashihen në Nenin 21, lidhur me Nenin 17 të Ligjit për Ndermarrjet Publike Ligji Nr.03/L-087, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-ll 1 për NP, dhe Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndemianjet Publike, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU “Prishtina” Sh.A., shpall këtë:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e pozitave:
Titulli i punës: ZYRTAR KRYESOR FINANCIAR
Vendi: Prishtinë
Ndërmarrja: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.
I përgjigjet: Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtorëve
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (k) dhe (1) të Ligjit për Ndermarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë të cilat kërkojnë që kandidatët të plotësojnë këto kritere:
- Të këtë diplomë universitare dhe përvojë të konsiderueshme profesionale nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit;
- Të këtë së paku 5 vite përvojë pune në menaxhim të dëshmuar në financa dhe/ose kontabilitetit;
- Të këtë integritet të lartë moral e profesional;
- Të këtë aftësi të dëshmuara në menaxhim;
- Të këtë njohuri në interpretimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) në bazë të cilave raporton Ndermarja;
- Të jetë kontabilist i çertifikuar sipas një porgrami në perputhje me Standardet Ndërkombëtare të Edukimit (SNE) dhe sipas udhëzimeve të Federatës ndërkombetare të Kontabilistëve (FNK) do të jetë përparësi;
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
- Aftësi të forta bindëse nder-personale;
- Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme;
- Preferohet individë me përvojë pune në ndërmanjet korporata tjera me madhësi dhe kompleksitet të lartë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Zyrtari Kryesor Financiar (ZKF) do të menaxhoj çështjet financiare të Kompanisë nën drejtimin dhe mbikqyrjen e KE-së dhe Komitetit te Auditimit në përputhshmeri me legjislacionin primar dhe sekondar për menaxhimin e Ndermarrjeve Publike;
- Mirëmbajtjen e llogarisë se Kompanisë të azhurnuar dhe të saktë;
- Themelimin dhe udhëheqjen e të gjitha kontrollëve të brendshme financiare, duke përfshirë blerjet, pranimet e parave të gatshme dhe pasuritë themelore;
- Monitoron llogaritë e pagueshme dhe kordinon pagesën e faturave dhe blerjet speciale;
- Rishikon shpenzimet e të punësuarve për të siguruar pajtueshmeri me politikat e Kompanisë dhe buxhetin para pagesës së tyre;
- Përgatitë të dhënat e Kompanisë për auditim në fund të vitit;
- Koordinon funksionet tjera të biznesit, siç janë dhënja me qira e objekteve dhe paisjeve, si dhe të bëjë blerje me KE dhe zyren apo funksionin e prokurimit të Kompanisë;
- Menaxhon thesarin e kompanisë, vendos dhe përgatitë buxhetin dhe çfarëdo detyre tjetër financiare të përcaktuar nga KE apo BD;
- Përgatitë dhe raporton për gjëndjen financiare të kompanisë në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar në perputhje me legjislacionin në fuqi;
- Bashkëpunon me auditorin e jashtëm për çështje të auditimit dhe bënë përpj ekj e maksimale për implementimin e rekomandimeve të cilat vijnë si rrjedhojë e një auditimi të brendshëm, të jashtëm ose nga çfarëdo organi tjetër këshillues apo ofrues i sigurisë;
- Bashkëpunon me zyrtaret tjerë të Ndërmarrjes siç janë: Kryeshefi Ekzekutiv, Auditori i Brendshëm dhe Sekretari i Korporatës për të ndihmuar në ndermarrjen në anitjen e objektivave të Organizatës.
Procedura për aplikim:
Aplikacioni-kërkesa mund të merret në web-faqen e Kompanisë dhe i bashkangjiten: një C.V. e detajuar, letra motivuese, dëshmitë e përgatitjes profesionale, dëshmitë e eksperiencës në punë, certifikata nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj ose të mos jetë i dënuar dhe dorëzohen përsonalisht në adresën: KRU “Prishtina” sh.a., Rr.”Hazir Shala” nr.4, në zyren nr.36. Deklarata nën Betim nënshkruhet në momentin e dorëzimit të aplikacionit. Afati i fundit për aplikim: 03 Korrik 2020 (e Premte), ora 16:00 h.
Vërejtje: Kandidatët nre dokumentacion të pa-kompletuar, të pa-plotësuar dhe joadekuat do të refuzohen. Do të kontaktohen vetërn kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listen e ngushtë.