www.ofertapune.net Zyrtar/e Kryesor/e i/e Financave dhe Thesarit | PunaIme

Zyrtar/e Kryesor/e i/e Financave dhe Thesarit

Kompania

Telekomi i Kosovës Sh. A.

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15/05/2020

Data e perfundimit

13-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Menaxhment

Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 17 (Ligji nr.03/L-087, datë:13.06.2008, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 datë:20.04.2012; me tej ne tekst: Ligji nr. 03/L-087) dhe vendimit të datës 12.05.2020  Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të TK SH.A, shpall:

KONKURS PËR VEND TË PUNËS

Titulli i punës: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit
Vendi: Prishtinë
Ndërmarrja: Telekomi i Kosovës Sh. A
Afati i fundit për aplikim: 13.06.2020

PËRSHKRIMI I NDËRMARRJES

Telekomi i Kosovës Sh. A (TK) është ndërmarrje publike e licencuar për ofrimin e shërbimeve dhe produkteve te telekomunikacionit në një treg të hapur duke sjellë inovacione dhe risi në tregun e telekomunikacionit.  TK është në kërkim të  Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit  me  kualifikim, integritet të njohur dhe përvojë të nevojshme profesionale që do të udhëheqë ndërmarrjen në përputhje me parimet e njohura për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike dhe të vazhdoj zhvillimin e shërbimeve dhe produkteve të korporatës.

Titulli i punës: Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit

Duke i raportuar Bordit të Drejtorëve, Zyrtari Kryesor i Financave dhe Thesarit është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të Financave dhe Thesarit në TK.

Zyrtari Kryesor i Financave dhe Thesarit duhet t’i plotësoj kushtet e kualifikimit dhe të pavarësisë sipas nenit 21, lidhur me nenin 17, te ligjit 03/L-087, i ndryshuar e plotësuar më vonë.

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e ZKFTH janë:

  • Udhëheqë evidencat lidhur me mjetet financiare te Korporatës dhe gjendjen e Thesarit;
  • Themelon dhe shqyrton kontrollin e brendshëm financiarë, duke përfshirë edhe blerjet, faturat e parave kesh dhe asetet fikse;
  • Monitoron llogaritë fitimprurëse dhe koordinon pagesat e faturave dhe blerjeve të posaçme;
  • Shqyrton shpenzimet e punonjësve për të siguruar pajtueshmërinë me politikat e Korporatës dhe buxhetin para pagimit;
  • Përgatit dokumentet e Korporatës për auditimin në fund të vitit dhe shërben si një ndërlidhës për auditorët;
  • Shqyrton, marrëveshje financiare dhe mirëmban të gjitha politikat e financiare të lidhura me biznesin;
  • Përcakton dhe merr pjesë në hartimin e buxhetit të Korporatës;
  • Zhvillon dhe implementon strategjitë financiare afat mesme dhe afat gjate për të siguruar menaxhim dhe siguri të fondeve në mënyrën më profitabile;
  • Inicion ndryshime dhe plane për zhvillimin e stafit në departamentin e financave në pajtim me praktikat moderne ekzistuese në këtë fushë;
  • Zhvillon procedurat për të kontrolluar dhe planifikuar qarkullimin e parave;
  • Siguron që TK SH.A është në pajtim me legjislacionin dhe rregulloret relevante ne këtë fushë.

Kushtet dhe kriteret që ZKFTH duhet t’i plotësoj:

  • Kandidati duhet të ketë diplomë universitare nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit.
  • Përvojë të konsiderueshme profesionale nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit;
  • Të dëshmoj njohuri të duhura për menaxhimin financiar të ndërmarrjes.
  • Aftësi për analizimin dhe detektimin e çështjeve të rëndësishme financiare;
  • Njohuri të gjerë të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS), menaxhim të financave dhe qarkullimit të parave;
  • Kapacitet për të trajnuar dhe zhvilluar stafin e financave;
  • Aftësi të forta bindëse/ndër personale;
  • Zotësi për t’u përshtatur në situata të pa-planifikuara, apo të ndryshuar, fleksibilitet të planeve dhe masat për t’u përballur me rrethanat e tilla;
  • Zotësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara;
  • Pavarësia dhe niveli i lartë i integritetit përgjatë aktiviteteve në korporatë.
  • Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të TK Sh. A, si dhe aftësia për të marrë vendime të rëndësishme në situatat e vështira;
  • Preferohet njohuri e mirë e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Kandidati duhet të ketë së paku 5 vite përvojë në menaxhimin e financave. Preferohen individët me përvojë pune në ndërmarrjet korporata tjera me madhësi dhe kompleksitet te lartë.

Aplikacionet duhet të dërgohen të shkruara ne njërën prej gjuhëve zyrtare ne Republikën e Kosovës dhe mund  të merren online në www.kosovotelecom.com.

Kërkesa për punësim se bashku me CV të detajuar, letër motivuese, dëshminë e kualifikimit dhe certifikata nga gjykata kompetente për mosqenie nen hetime jo me e vjetër se 6 muaj duhet të dorëzohen personalisht ne zarf të mbyllur ne zyrën e arkives qendrore kati VI, zyra nr.603. Ndërtesa Kryesore e TK Dardania pa nr. 10000 Prishtine, Republika e Kosovës ose ne email adresën [email protected].

Deklarata nën Betim nënshkruhet ne momentin e dorëzimit te aplikacionit.

Letër-Referencat nuk kërkohet të dorëzohen ne këtë fazë.

Kandidatët me dokumentacion të mangët, të paplotësuar dhe jo adekuat do të refuzohen.

Konkursi dhe aplikacioni.