www.ofertapune.net Zyrtar/e i/e Teknologjisë Informative | PunaIme

Zyrtar/e i/e Teknologjisë Informative

Kompania

Meridian Express

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-07-2024

Data e perfundimit

22-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Me moton “n’derë t’shtëpisë”, Meridian Express operon me 44 dyqane në territorin e Kosovës me qëllim të  vetëm që të shërbejmë  konsumatorët tanë në çdo lagje, duke ju kursyer kohën, duke ju ofruar produkte të freskëta dhe ambient shumë të këndshëm që promovon standarde të larta të mirëpritjes.

Fokusi ynë ndër vite vazhdon të mbetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve dhe krijimi i një ambienti pozitiv dhe etik të punës, prandaj ne ju inkurajojmë që t’i bashkangjiteni familjes tonë në  pozitën e lirë:

Zyrtar/e i/e Teknologjisë Informative

Përgjegjësitë kryesore

  • Instalon dhe konfiguron harduerin e kompjuterëve, softuerin, sistemet, rrjetet, MFD dhe të gjitha paisjet tjera të cilat janë përgjegjësi e IT-së;
  • Monitoron dhe mirëmban sistemet e kompjuterëve dhe rrjetën e tyre;
  • Ofron mbështetje teknike përmes telefonit apo fizikisht në zyret qendrore dhe pikat e shitjës
  • Diagnostifikon, zgjidh problemet dhe mirëmban paisjet e dëmtuara, për të cilat është përgjegjësi e IT-së
  • Ofron ndihmë dhe i orienton shfrytëzuesit e ri të rrjetit të Teknologjisë Informative
  • Teston teknologji të reja
  • Përkujdeset për optimizimin, rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e proceseve të punës 

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Diplomë universitare në Teknologjinë e Informacionit, Informatikë ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë pune e mëparshme në pozicione të ngjashme të suportit IT.
  • Njohuri të shkëlqyera në sistemet operative Windows dhe Linux.
  • Aftësi të mira në menaxhimin e rrjetave dhe serverëve.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe shërbim ndaj klientit.
  • Aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve dhe për punën në grup.

Çfarë ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese dhe benefite tjera
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkun https://www.meridianexpress.com/jobs/ apo në e-mail adresën [email protected].

Afati i aplikimit është deri më 26 korrik 2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.