www.ofertapune.net Zyrtar/e i/e Teknologjisë Informative (10), Përkhtyes/e | PunaIme

Zyrtar/e i/e Teknologjisë Informative (10), Përkhtyes/e

Kompania

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Të gjitha qytetet

Data e publikimit

26/04/2021

Data e perfundimit

10-05-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ. 1583/20 në rastin nr. KO203/19 të Gjykatës Kushtetuese datë 09 Korrik 2020, nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 të Ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil Të Republikës së Kosovës, Rregullores nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Neni 35 paragrafi 1 pika 1.2  Ligji 06 /L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Udhëzimi Administrativ (Nr. 01/2019) Për Ndarjen e Përgjegjësive të SKGJK-së dhe të Gjykatave në Çështjet e Personelit, Buxhetit dhe Financave, Logjistikës dhe Prokurimit dhe Vendimit KGJK.Nr. 67/2021 datë 24 Mars 2020 për Aprovimin e planit të përgjithshëm të personelit për Administratën e Gjyqësore për vitin 2021 duke përfshirë të gjitha nivelet e Gjykatave dhe Sekretariatin e KGJK-së dhe dhënjen e Autorizimit për Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit për fillimin e procedurave për rekrutim:

SEKRETARIATI I KESHILLIT GJYQESOR TE KOSOVES
publikon: KONKURS I JASHTEM Nr. 02/2021

1. Zyrtar i Teknologjisë Informative; kodi: TIK/470; koeficienti: Koeficienti – 7;

  • Gjykata Themelore Prishtinë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Prishtinë – dega Graçanicë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Prizren – dega Dragash: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Gjilan – dega Kamenicë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Ferizaj: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Ferizaj – dega Shtërpcë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Pejë – dega Istog: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Pejë – dega Deçan: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Mitrovicë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Mitrovicë – dega Leposaviç: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;

2. Përkthyes Shqip – Serbisht dhe anasjelltas; kodi: IN/040; koeficienti: Koeficienti – 7;

  • Gjykata Themelore Gjilan – dega Novobërdë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë

Përshkrimi i detyrave të punës

Pozita: 1

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i Teknologjisë Informative;

Institucioni: Gjykata Themelore Prishtinë – 1 (një) pozitë; Gjykata Themelore Prishtinë – dega Graçanicë – 1 (një) pozitë; Gjykata Themelore Prizren – dega Dragash – 1 (një) pozitë; Gjykata Themelore Gjilan – dega Kamenicë – 1 (një) pozitë; Gjykata Themelore Ferizaj – 1 (një) pozitë; Gjykata Themelore Ferizaj – dega Shtërpcë – 1 (një) pozitë; Gjykata Themelore Pejë – dega Istog – 1 (një) pozitë; Gjykata Themelore Pejë – dega Deçan: – 1 (një) pozitë; Gjykata Themelore Mitrovicë – 1 (një) pozitë dhe Gjykata Themelore Mitrovicë – dega Leposaviç – 1 (një) pozitë.

Lloji i pozitës: Karrierës
Tipi i akt emërimit të punës: Orar të plotë
Titulli i mbikëqyrësit: Udhëheqësit të zyrës
Grada/Koeficienti: Koeficienti – 7
Procedura e aplikimit: I Jashtëm
Orët e punës: 40.00
Kohëzgjatja e emërimit: Pa Afat – përfshi periudhën provuese 1 vit
Arsyeja e rekrutimit: plotesim i pozitave te lira sipas organogramit

Qëllimi i vendit të punës

Të mirëmbajë pajisjet e TIK-ut administrojë rrjetin kompjuterik në ndërtesën e gjykatës. Të ofrojë shërbime të mbështetjes për përdorimin sistemeve dhe pajisjeve të TIK-ut për të punësuarit në gjykatë. Në rastet e problemeve më të komplikuara përcjell kërkesën për ndihmë në nivelin e dytë.

Detyrat Kryesore

  1. Kryen shërbimet e mirëmbajtjes dhe konfigurimit të kompjuterëve. Instalon në kompjuterë softuerin e aprovuar nga Departamenti TIK-ut në KGJK. Instalon pajisjet kompjuterike periferike si shtypësit dhe skanerët.
  2. Ofron përkrahje të nivelit të parë për përdorimin e SMIL dhe të gjitha aplikacioneve tjera që janë në përdorim për të gjithë të punësuarit në gjykatë;
  3. Bënë trajnimin e stafit për të përdorur Sistemin e Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) dhe sistemeve dhe aplikacioneve tjera që janë në përdorim në gjykat;
  4. Instalon, azhurnon dhe kontrollon funksionimin e programeve kundër viruseve në të gjithë kompjuterët të lidhur në rrjetin ose rrjetat që i administron. Mbikëqyr përdorimin dhe kryen azhurnimin e programeve specifike që janë në përdorim në institucion. Siguron që të punësuarit në institucion i përmbahen politikave dhe standardeve të TI-së në fuqi në KGJK.;
  5. Mirëmban rrjetin LAN në objektin e gjykatës; teston lidhjet dhe, sipas nevojës, ndërton kabllo të shkurta. Kyç dhe largon nga rrjeti LAN kompjuterët. Mirëmban dhe ofron përkrahje për përdorimin e pajisjeve të audio dhe video incizimit në gjykatë;
  6. Publikon në portalin e gjykatës aktgjykimet dhe me kërkesë të gjykatës, publikon edhe informatat tjera që janë në kuadër të veprimtarisë së gjykatës;
  7. Shkruan raporte të rregullta ose sipas kërkesës së Udhëheqësit të DTI-së;
  8. Kryen çfarëdo detyre tjetër që korrespondon ose mund të ndihmojë në kryerjen e funksioneve të Administratorit të rrjetit e që rrisin efikasitetin dhe efektivitetin e funksioneve të tjera të Administratorit të rrjetit.

Shkathtësitë e kërkuara

  1. Të ketë aftësi të japë udhëzime të qarta, të përpilojë udhëzues për përdorimin e pajisjes dhe të aplikacioneve të instaluara në KGJK;  E nevojshme
  2. Të ketë njohuri nga ofrimi i shërbimeve të help deskut në administratën publike; E nevojshme
  3. Të ketë njohuri për organizimin e sistemit gjyqësor në Kosovë dhe për administratën gjyqësore E nevojshme
  4. Të ketë shkathtësi të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të paketit të aplikacioneve për zyrë MS Office ose një paketi tjetër softuerik për zyrë; E nevojshme
  5. Të ketë përvojë në ofrimin e trajnimeve bazike nga përdorimi i kompjuterëve dhe aplikacioneve të zyrës; E nevojshme

Kualifikimet arsimore dhe profesionale për këtë pozitë:

  1. Diplomë universitare në shkenca kompjuterike E nevojshme
  2. Përvoja relevante 1 vjeçare; E nevojshme
  3. Përparësi kanë kandidatët me certifikime në MCP, MCSA, MCSE, CCNA

Pozita: 2

Titulli i pozitës së punës:   Zyrtar për Përkthime;

Institucioni: Gjykata Themelore Gjilan – dega Novobërdë – 1 (një) pozitë

Lloji i pozitës: Karrierës
Tipi i akt emërimit të punës: Orar të plotë
Titulli i mbikëqyrësit: Udhëheqësit të zyrës
Grada/Koeficienti: Koeficienti – 7
Procedura e aplikimit: I Jashtëm
Orët e punës: 40.00
Kohëzgjatja e emërimit: Pa Afat – përfshi periudhën provuese 1 vit
Arsyeja e rekrutimit: plotesim i pozitave te lira sipas organogramit

Qëllimi i vendit të punës

Perkthen të gjitha materialet nga gjuha si me gojë me shkrim dhe dhe me goje qofte ne forme konsekutive apo simultan duke siguruar nje shkalle te larte te cilesise ne gjuhet e perdorura ne perkthim

Detyrat Kryesore

  1. Kontrollon cilësine e përkthimeve dhe bën përkthimin e të gjitha materialeve(dosjeve të lëndëve, dekreteve, rregulloreve, ligjeve, komentarëve ligjore të ligjeve të aplikueshme në Kosovë, korrespondencë gjyqësore zyrtare, dhe shkresa tjera) me shkrim nga gjuha shqipe në gjuhën Serbe dhe nëse ka njohuri edhe ato në gjuhën Angleze dhe anasjelltas;
  2. Kontrollon dhe është përgjegjës për përkthim cilësor si me shkrim dhe me gojë;
  3. Perkthen gjate takimeve te rregullta te menagjmentit te gjykates;
  4. Perkthen procecverbalet gjate seancave gjyqesore;
  5. Perkthen te gjitha vendimet gjyqesore dhe parashtresat tjera te administrates gjyqesore;
  6. Përkujdeset dhe përkthen me gojë dhe simultan në mbledhje dhe ne seanca gjyqesore dhe komisioneve të gjykates;
  7. Përgatitë raporte mbi punën e vet dhe të përkthyesve tjerë dhe i raporton mbikëqyrësit;
  8. Kryen edhe detyra tjera sipas nevojës.

Shkathtësitë e kërkuara

  1. Njohuri të mirë në të shkruar të gjuhës Shqipe dhe Serbe; E nevojshme
  2. Shkathtësi të shkëlqyera gjatë komunikimit me gojë dhe me shkrim;  E nevojshme
  3. Shkathtësi në udhëheqje, organizim të ekipit dhe aftësi për të menaxhuar E nevojshme
  4. Njohja e kompjuterit (word, exell); E nevojshme

Kualifikimet arsimore dhe profesionale për këtë pozitë:

  1. Diplomë universitare:  E nevojshme
  2. Dy (2) vite përvojë pune  E nevojshme

VËREJTJE:

  • Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi Shërbimin Civil Nr.03/L- 149 dhe Rregulloren, Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit të Shërbimit Civil.

Konkursi është publikuar me datë 01.02.2021 dhe mbyllet me datë 15.02.2021. Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni të plotësuara në Zyrën e pranimit të Gjykatës Apelit dhe Gjykatave Themelore. Për pozitat në Sekretariatin e KGJK-së aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyrën e pranimit të Sekretariatit të KGJK-së.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet në Nenin 11, par.3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë përsonat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe propocional në organet e shërbimit civil të administratës publike qëndrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë:

  • Kopja e letërnjoftimit
  • Kualifikimi arsimor – Certifikata;
  • specializimet e ndryshme profesionale;
  • dëshmi e përvojës së punës, kontrata pune;
  • certifikata të tjera, vërtetime;
  • dy rekomandime etj;
  • Çertifikata qe nuk jeni nen hetime – do ju kërkohet vetëm kandidatëve fitues

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

MENYRA E APLIKIMIT:

  • Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni pranë Zyreve të Personelit në Gjykatat ku janë shpallura konkurset;
  • Aplikacionet e dorëzuara pas përfundimit të afatit të konkurrimit nuk pranohen;
  • Aplikacionet mund   t’i   shkarkoni   në   mënyrë   elektronike   në   Ueb   portalin   e   KGJK: www.gjyqesori-rks.org .

Shkarko Aplikacionin

Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.

Konkursi është publikuar më datë: 26/04/2021 dhe mbyllet 10/05/2021