Zyrtar/e i/e Resurseve Humane
Data e publikimit
13-06-2024
Data e perfundimit
05-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Burime Njerëzore
TV “Klan Kosova”, shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës, me sa vijon:
- Zyrtar/e i/e Resurseve Humane
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Koordinon dhe realizon të gjitha punët që ndërlidhen me resurset humane
- Përpilon/harton kontrata të punës, vendime dhe kërkesa të ndryshme
- Asiston dhe ndihmon në të gjitha proceset që ndërlidhen me zyrën ligjore
- Përfaqëson mediumin pranë institucioneve të ndryshme lokale dhe qëndrore
- Siguron zbatimin e ligjit të punës dhe ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë
- Përfaqëson kompaninë në procedura administrative dhe ligjore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës
- Siguron që të bëhet zbatimi i plotë i akteve të brendshme normative
- Planifikon, organizon dhe zbaton rekrutimin, sistematizimin dhe trajnimin e punëtorëve sipas organogramit dhe planifikimit menaxherial
- Siguron menaxhimin e të dhënave dhe shënimeve të punëtorëve, përgatitjen e listave për pagesa dhe përfitimeve të tjera të punëtorëve
- Organizon dhe implementon vlerësimin e përformancës së punëtorëve
- Menaxhon marrëdhëniet me punëtorët
- Përgatitë raporte të ndryshme të cilat ndërlidhen me mbarëvajtjen e marrëdhënies së punës, sipas kërkesës së udhëheqësit
- Menaxhon me arkivën, dokumentacionin dhe me protokollimin e lëndëve
- Përgatit dhe zbaton rregulloret e brendshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e rregullt të marrëdhënies së punës.
Kualifikimet:
- Preferohet së paku 2 vite përvojë pune profesionale si zyrtar/e i/e resurseve humane ose në funksione të barasvlershme
- Fakulteti i përfunduar, me preferencë në juridik, ekonomi, ose menaxhment
- Njohuri e gjuhës angleze
- Aftësi komunikimi, bashkëpunimi dhe organizimi
- Njohuri të IT
Kandidatët të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet t’i dërgojnë këto dokumente:
- CV-në
- Dëshmi të përgatitjes universitare
- Letër motivuese
- Letër rekomandime ose referenca eventuale (jo e domosdoshme)
Aplikimi bëhet përmes butonit “Apliko Këtu” ose e-mailit (postës elektronike), në:
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më 24.06.2024, në orën 16:00