www.ofertapune.net Zyrtar/e i/e Lartë për Agjendë | PunaIme

Zyrtar/e i/e Lartë për Agjendë

Kompania

Zyra e Presidentit

Telefoni

038/211-973

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02/11/2020

Data e perfundimit

19-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Administratë

Në mbështetje të nenit 34 të Ligjit Ligjin Nr. 06/L – 114 për Zyrtarët Publikë (GZ, Nr. 8/11 mars 2019), dhe të nenit 9 të Rregullores (QRK) Nr. 16/2020 për Pranimin dhe Karrierën në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës datë: 21.08.2020). Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS

Për Zyrtar të Lartë për Agjendë në Departamentin e Protokollit në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës.

PËRSHKRIMI i PËRGJITHSHËM I PUNËS

  1. Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Departamentit të Protokollit, dhe në koordinim të ngushtë me asistentin personal të Presidentit dhe këshilltarët e  Presidentit  përkujdeset dhe është përgjegjës për përpilimin e agjendës së përditshme të Presidentit.
  2. Në konsultim me Drejtorin e Departamentit dhe Asistentin e Presidentit është përgjegjës për  njoftimin  e  këshilltarët e Presidentit dhe Departamentin e Komunikimit me agjendën veçanërisht për takimet në të cilat kërkohet prezenca e tyre.
  3. Përpilon dhe i dërgon tek palët njoftimet për konfirmimin e takimeve si dhe për pamundësinë e pjesëmarrjes së Presidentit në aktivitete të caktuara.
  4. Merret me realizimin e agjendës së Presidentit në zyrë dhe jashtë zyrës.
  5. Kryen edhe detyra të tjera protokollare  të  nevojshme  për funksionimin  e tërësishëm të Departamenti të Protokollit

KËRKESA E PËRGJITHSHME PËR PRANIMIN E ZYRTARIT PUBLIKË

  1. Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë:
    • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
    • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
    • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
    • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
    • të kenë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën përkatëse.

NJOHURITË, AFTËSIT DHE CILËSIT QË DUHET TI PLOTËSOJNË KANDIDATËT PËR TU PËRZGJEDHUR PËR ZYRTARIN E LARTË PËR AGJENDË JANË:

  • përgatitja Universitare;
  • njohurit në fushën e protokollit shtetëror;
  • aftësi të shkëlqyeshme organizative, për të trajtuar në mënyrë të duhur informatat në besim, për të punuar me efikasitet nën presion kohor;
  • aftësi komunikimi të zhvilluara mirë;
  • të paktën 2 vite përvojë pune dhe prej tyre së paku 1 vit në pozitë të ngjashme në institucionet/organizatat vendore ose institucionet ndërkombëtare të ndërlidhura me lëmin e kësaj detyre.
  • aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe në një mjedis ekipor;
  • njohuri të mira të gjuhës shqipe;
  • njohja e gjuhës angleze në të folur dhe shkruar është përparësi.

DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOHEN SI PJESË E APLIKACIONIT DHE MËNYRËN E DORËZIMIT TË TYRE

Kandidatët për Zyrtar të Lartë për Agjendë, duhet të dorëzojnë këto dokumente.

  • CV-në;
  • letër motivimin;
  • dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës);
  • kopjen e Letërnjoftimit
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar, e cila merret ne Qendrat e mirëqenies sociale;
  • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse – certifikate shëndetësore për punësim
  • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje – nga Gjykata

Aplikacioni shkarkohet nga Ueb faqja e Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe dorëzohet në Njësinë e Personelit, ose nëpërmes emalit zyrtar: [email protected]  [email protected].

Tel: 038 211973, 038 211662.

Konkursi është i hapur nga data 30.10.2020 gjer me datë 19.11.2020.

Pranimi i aplikacioneve fillon me datë 05.11.2020 çdo ditë pune nga ora 8:00-16:00 dhe përfundon me datë 19.11.2020 në orën 16:00.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligjin përkatës;

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.