Zyrtar/e i/e Lartë në Departamentin e Financave dhe Kontabilitetit
Data e publikimit
13-12-2024
Data e perfundimit
22-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
ZYRTAR/E I/E LARTË NË DEPARTAMENTIN E FINANCAVE DHE KONTABILITETIT
IFJB “CAPITAL” Zyra Qendrore, me datë 13.12.2024 shpall konkurs për plotësimin e pozitës së
punës:
Zyrtar/e i/e Lartë në Departamentin e Financave dhe Kontabilitetit
(Një vend pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatitja e pasqyrave financiare në baza mujore sipas standardeve të IFRS dhe kërkesave të
BQK-së, - Përgatitja e raporteve financiare dhe raporte për Bankën Qendrore, Menaxhmentin Ekzekutiv, Bordin Drejtues, Menaxherin, etj,
- Verifikimi i dokumenteve para dhe pas regjistrimit të të dhënave në softuer të kontabilitetit (si për shembull mbyllja e detyrimeve, pagesat etj.),
- Kontrollimi i bilancit të parave te gatshme, llogaritë e arkëtueshme, llogaritë e pagueshme dhe te ardhurat e shtyra të paraqitura ne bilancin e institucionit,
- Përgatit dhe kalkulon listat e obligimeve mujore sipas procedurave te Institucionit,
- Rishikon faturat dhe nënshkruan ditarin e arkës në baza mujore,
- Përgatit dhe ekzekuton transferet bankare për të gjitha pagesat, faturat dhe shpërndarjet sipas procedurave të institucionit,
- Përgatit dhe deklaron të gjitha tatimet në ATK sipas legjislacionit në fuqi,
- Punë të tjera të caktuara nga menaxheri.
Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme per pozitën:
- Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa,
- Njohuri për SNRF, çështjet e kontabilitetit dhe sistemin e taksave të Kosovës,
- Preferohet çertifikimi i nivelit të parë në SCAAK, KAF,
- Preferohet se paku 3 vjet eksperiencë pune si punonjës në financë & kontabilitet,
- Shkathësi kompjuterike përkatëse (MS Excel, Word, PowerPoint),
Adresa; Rruga “Perandori Dioklecian” nr. 72 -Prishtinë
www.capital-ks.com, email adresa: [email protected]
Tel: +383(0)49/197-999
Aftësi të mira komunikimi.
Kandidati/ja duhet t’i dorëzojë këto dëshmi:
- CV-në,
- Kopja e dokumentit të identifikimit,
- Dëshminë e shkollimit,
- Dëshminë për përvojën e punës,
- Referencat si dhe certifikatat tjera profesionale,
- Çertifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 3 muaj).
Dokumentet e kompletuara dërgohen përmes butonit “Apliko Këtu” ose në e-mail: [email protected].
Afati i aplikimit është nga data: 13.12.2024 deri më datë: 22.12.2024.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen në intervistë!