Zyrtar/e i/e Kontabilitetit
Data e publikimit
21-02-2025
Data e perfundimit
05-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Virtus Auto LLC është një kompani e specializuar në blerjen dhe shitjen e veturave të përdorura, pa asnjë kufizim në markë, model apo vit prodhimi. Për të zgjeruar aktivitetin e saj në tregun e Kosovës, Virtus Auto LLC po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Zyrtar/e i/e Kontabilitetit.
Zyrtar/e i/e Kontabilitetit
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Regjistrimi i faturave të blerjes në sistemin e kontabilitetit.
- Rakordimi i llogarive të pagueshme, arkëtueshme, pagave dhe të gjitha transaksioneve të tjera kontabël.
- Rakordimi i transaksioneve bankare dhe procesimi i pagesave të ndryshme.
- Përgatitja e raporteve të nevojshme financiare për menaxhmentin.
- Kontrolli i rregullt i llogarive dhe të dhënave të tjera në koordinim me Menaxherin.
- Përgatitja e deklaratave mujore, tremujore dhe vjetore për ATK (Administratën Tatimore të Kosovës).
- Ndihmon gjatë procesit të auditimit duke kontribuar në përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore.
Kërkesat e Pozitës
- Diplomë bachelor në drejtimin Ekonomik.
- Preferohet përvojë e punës në fushën e Kontabilitetit/Financave.
- Njohuri të mira të paketës MS Office (veçanërisht Excel).
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe për zgjidhjen e problemeve.
- Dëshirë për të mësuar dhe zbatuar gjëra të reja.
- Përsosmëri në përdorimin e programeve kontabël dhe sistemeve financiare (e preferuar Microsoft Dynamics).
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Ne Ofrojmë
- Ekip profesional dhe atmosferë dinamike
- Mundësi e shkëlqyer për të qenë pjesë e një kompanie inovative në proces zgjerimi në tregun e Kosovës dhe më gjerë.
Si të Aplikoni
Dërgoni CV-në tuaj në [email protected] jo më vonë se data 5 Mars 2025. Ju lutemi, në subjektin e e-mailit shkruani titullin e pozitës për të cilën po aplikoni, p.sh., Zyrtar/e i/e Kontabilitetit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen më tutje.