www.ofertapune.net Zyrtar/e i/e Komunikimit me Klientë dhe Menaxhim te Rrjeteve Sociale | PunaIme

Zyrtar/e i/e Komunikimit me Klientë dhe Menaxhim te Rrjeteve Sociale

Kompania

Panamic ICT

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-09-2024

Data e perfundimit

25-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Zyrtar/e i/e komunikimit me klientë dhe menaxhim te rrjeteve sociale

Përshkrimi i Punës: Ne jemi në kërkim të një personi energjik dhe të përkushtuar që të na bashkohet në ekipin tonë si Zyrtar/e i/e komunikimit me klientë dhe menaxhim te rrjeteve sociale. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, përvojë në thirrje të drejtpërdrejta me klientët, dhe aftësi për të menaxhuar në mënyrë efektive rrjetet sociale të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Krijimi dhe mirëmbajtja e kontakteve të rregullta me klientët ekzistues dhe potencialë.
  • Kryerja e thirrjeve hyrëse dhe dalëse për t’u ofruar klientëve informacion në lidhje me produktet dhe shërbimet tona.
  • Koordinimi dhe caktimi i takimeve midis klientëve dhe përfaqësuesve të kompanisë.
  • Mbajtja e një kalendari të organizuar të takimeve dhe aktiviteteve të klientëve.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i një strategjie të qartë për rrjetet sociale që përputhet me objektivat e kompanisë.
  • Përgjigja ndaj komenteve, mesazheve dhe pyetjeve të ndjekësve në mënyrë të shpejtë dhe profesionale.
  • Raportimi periodik i rezultateve të performancës së rrjeteve sociale tek menaxhmenti.
  • Hulumtimi i tendencave të reja dhe mundësive për t’u përshtatur me ndryshimet në platformat sociale.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të sinkronizuar strategjitë e komunikimit dhe përmbajtjes.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Përvojë e mëparshme në thirrje me klientët, menaxhimin e takimeve, ose pozita të ngjashme.
  • Njohuri të mira të platformave të rrjeteve sociale si Facebook, Instagram, LinkedIn, etj.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me njerëz.
  • Njohuri të mira të Gjuhës Angleze (në të folur dhe të shkruar)
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar detyrat e ndryshme në të njëjtën kohë.

Nëse jeni një individ i motivuar, me përvojë në fushën e komunikimit me klientë dhe menaxhim te rrjeteve sociale, dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi të suksesshëm, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe letër motivimi përmes butonit Apliko Këtu ose në [email protected] me subjektin Aplikim për ” Zyrtar/e i/e komunikimit me klientë dhe menaxhim te rrjeteve sociale”.

 

Faleminderit për interesimin tuaj!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?