www.ofertapune.net Zyrtar/e i/e Granteve dhe Raportimit për Projekte | PunaIme

Zyrtar/e i/e Granteve dhe Raportimit për Projekte

Kompania

The Ideas Partnership

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21/07/2020

Data e perfundimit

30-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kushtet e pozitës:

  • Kontrata e punës: 6 muaj, me mundësi vazhdimi.
  • Orari I punë: 40 orë në javë.
  • Paga bruto: 420 EUR.
  • Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat e pozitës do të përfshijnë:

  • Përgjegjës/e për hulumtimin e mundësive për grante;
  • Pjesëmarrje dhe koordinimi në mbledhjet monitoruese të projekteve;
  • Vizita të rregullta në terren për kuptim real të zbatimit të projekteve në Fushë Kosovë dhe Janjevë;
  • Të shkruajë projekt-propozime efektive për grante, duke përfshirë këtu përpilimin e dokumenteve përkatëse që i bashkangjiten projekt-propozimit;
  • Së bashku me Zyrtarin e Financave dhe Menaxherin tjeter të programit, të identifikojë nevojat financiare dhe buxhetore të Organizatës, të cilat do të reflektohen në projekt-propozime;
  • Të shkruajë raporte për projekte të ndryshme të Organizatës për të përmbushur kërkesat e donatorëve;
  • Të mirëmbajë bazën e të dhënave, raportet, dhe materialet e nevojshme për aktivitetet e sektorit të granteve dhe projekteve;
  • Të bashkëpunojë dhe komunikojë me individë në të gjitha nivelet e Organizatës;
  • Pikekontakti për monitorim dhe vleresim të punës së Organizatës në përgjithësi ;
  • Ndihmë në procesin për krijimin e deklaratës së vizionit, planit strategjik dhe planfikimit vjetor të organizatës;
  • Pjesëmarrje në takimet mujore të Komisionit Konsultativ për Administratë ;
  • Pjesëmarrje në takimet mujore me anëtaret e bordit ;
  • Pjesëmarrje në takime mujore bashkë me Menaxherin e Programit dhe Menaxheren e Financave ;
  • Përgjegjës/e, bashkë me Menaxherin e Programit dhe Menaxheren e Financave, për mirëfunksionimin e ekipit;
  • Menaxher/e i/e linjës për 3 punëtore;
  • Detyra të tjera sipas nevojës së OJQ-së  si dhe sipas kërkesës së menaxherit të linjës;
  • Të punojë gjithmonë në përputhje me politikën e TIP-it për mbrojtjen e fëmijëve

Kriteret e punës janë

  • Të ketë të përfunduar studimet Bachelor;
  • Të ketë përvojë të mëhershme (të paktën një vit) në shkrimin e projekt-propozimeve dhe raportimin mbi projekte të implementuara;
  • Të ketë përvojë pune në Organizatë jo-qeveritare
  • Të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Të jetë dashamirës/e i/e qëllimeve dhe vlerave të organizatës sonë;
  • Të jetë i/e përkushtuar dhe i/e gatshëm të punoj në një ambient shumëkulturor;

Të dëshirueshme:

  • Të ketë njohuri dhe përvojë pune me komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian;
  • Të ketë përvojë pune në projekte për edukim, shëndetësi, pune sociale.
  • Të ketë përvojë pune si vullnetar/e;
  • Të ketë njohuri të gjuhës serbe;

Të gjithë stafit tonë i kërkohet të nënshkruaj dhe punoj në pajtim me Politikën tonë për Mbrojtjen e Fëmijëve, dhe kandidatit/es të suksesshëm do i kërkohet të dorëzoj dëshmi që nuk është nën hetime nga Gjykata dhe Policia.

SI TË APLIKONI:

Ju mund të aplikoni duke dërguar dokumentet e listuara më poshtë në emailin; [email protected], nga 16.07.2020 deri më datë 30.07.2020.

  • Një CV që tregon për cilësitë e kërkuara;
  • Një letër motivuese që shpjegon se pse mendoni se ju jeni personi i përshtatshëm për këtë pozitë;
  • Nje letër rekomandimi;
  • Dy referenca;
  • Nëse është e mundur një shembull për një aplikim për fonde që keni perpiluar deri tash dhe që mendoni që pasqyron mirë punën tuaj.

Intervista do të mbahet me 05 Gusht 2020. Vetëm kandidatët që do përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.