www.ofertapune.net Zyrtar/e i/e Financave | PunaIme

Zyrtar/e i/e Financave

Kompania

Oberal LLC

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

16-03-2022

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Financa

Kompania Oberal LLC shpall konkurs për pozitën: Zyrtar/e i/e Financave

Kërkohet një Zyrtare e Financave për të punuar në kompaninë Oberal LLC, me seli ne Miradi e Epërme, Fushe Kosove.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore për pozitën e shpallur janë:

  • Regjistrim dhe kontrollim te faturave blerëse dhe shitëse,
  • Regjistrimi i ekstrakteve bankare, të arkave, të shpenzimeve, të mjeteve themelore,
  • Kalkulimi i importeve,
  • Perllogaritja, analizimi dhe raportimi i kostove te prodhimit,
  • Barazimi i kartelave financiare të blerësve dhe furnitoreve,
  • Percjellja dhe raportimi i Llogarive te Arketueshme dhe Llogarive te Pagueshme
  • Kalkulimi i pagave dhe bonuseve,
  • Përgatitja e librave tregtar, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rëndësi tek udhëheqësi i ekipit,
  • Kalkulimi dhe përgatitja e deklarimeve te tatimit për qira, interes, tatimit ne paga, TVSH dhe tatime tjera direkte,
  • Përgatitje e raporteve dhe analizave sipas nevojave dhe kërkesave,
  • Bashkëpunon me të punësuarit në kolektiv për gjëra të ndryshme në fushën e financave dhe marrëdhënieve ndër njerëzore,
  • Ruan sekretet afariste të kompanisë (numri i blerësve, qarkullimi, fitimi, rrogat, mënyrën e organizimit, të dhëna të tjera që lidhen me vendin e punës etj.),
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale sipas kërkesës së drejtorit apo të udhëheqësit të sektorit të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare në fushën relevante (Financa, Kontabilitet ose Ekonomi);
  • Të ketë të perfunduar të paktën nivelin e parë SCAAK ose AFAS;
  • Të ketë njohuri të mira mbi ligjet e tatimeve dhe procedurave tatimore në Kosovë
  • Të ketë përvojë së paku një (2) vite përvojë pune në fushën e Kontabilitet dhe Financave;
  • Të ketë shkathtësi të mira të punës me programe kontabilitetit
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veqant Excel, Word, Power Point, etj;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të stresit;
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të kohës

Konkursi do të jetë i hapur nga data 16/03/2022 deri me 23/03/2022.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin dhe CV-në në e-mail adresën: [email protected].

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatet të cilat i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.