Zyrtar/e i/e Burimeve Njerëzore (Mazgit)
Data e publikimit
20-03-2025
Data e perfundimit
03-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Burime Njerëzore
Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian i hapur rishtas në Kosovë. GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, , produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.
- Zyrtar/e i/e Burimeve Njerëzore (1)
LOKACIONI: Mazgit
Pozita: Zyrtar/e i/e Burimeve Njerëzore
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Asiston në punët e ndërlidhura me procesin e rekrutimit (shpalljen e konkurseve, organizimin e intervistave, plotësimin e dokumentacionit përkatës për punëtorët e rinj etj.);
- Mbanë dhe përditëson të dhënat për prezencën, mungesën dhe lëvizjet e të punësuarve;
- Mirëmbanë, sistemon dhe përditëson dokumentacionin në dosjet e të punësuarve;
- Kujdeset që të respektoj dhe implementoj të gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore;
- Asiston në përgatitjen e kontratave të punës dhe në përgatitjen e listës së pagave;
- Përgatitjen e raporteve të rregullta në lidhje me të dhënat e punëtorëve;
- Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.
Kualifikimet:
- Preferohet të jetë i/e diplomuar në ekonomi, juridik, shkenca shoqërore apo në fusha tjera relevante;
- Preferohet së paku 1 (një) vit përvojë pune relevante;
- Shkathtësi të mira ndër-njerëzore dhe komunikimi;
- Të jetë kreativ dhe te ketë aftësi analitike si dhe i gatshëm për punë ekipore;
- Metodik, i/e organizuar, fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve;
- Njohuri shumë të mira të pakos MS Office;
- Preferohet leje e vozitjes (kategoria B).
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Sigurim shëndetsor;
- Shujtë ditore;
- Transportin nga ana e kompanisë.
Informata për aplikim:
- Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në butonin “Apliko Këtu” ose në: [email protected] duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni.
- Afati për aplikim deri me datë: 03.04.2025
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Përjetoni rrugëtimin tuaj të karrierës në një ambient të ri dhe të freskët me Kompaninë GiFi. Bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar dhe shijoni sfidat dhe arritjet në botën e shkëlqyeshme të shitjes me pakicë!