www.ofertapune.net Zyrtar/e i/e Auditimit të Brendshëm | PunaIme

Zyrtar/e i/e Auditimit të Brendshëm

Kompania

Posta e Kosovës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13/10/2020

Data e perfundimit

24-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Auditim

Në bazë të Nenit 21.1 të Ligjit për Ndërmarrje publike (Ligji nr. 03/L-087), UA MPMS nr. 07/2017, Rregullores për Rregullimin e Marrëdhënies së punës 01-2456/17 dhe Vendimit të Komisionit për Auditim të PK Sh.A. nr. 01-1501/2020, datë 27.08.2020, PK Sh.A. shpall këtë:

KONKURS PUBLIK PËR VENDE PUNE

Titulli i pozitës: Zyrtar/e i/e Auditimit të Brendshëm/ i/e PK Sh.A., grada 16

Nr. Referencës: 01-1700/20

Përshkrimi: PK Sh.A. është duke bërë përpjekje për të zhvilluar biznesin sipas përvojave më moderne të shërbimeve postare dhe komerciale, për t’i arritur standardet ndërkombëtare në ofrimin e shërbimeve postare dhe komerciale. Në këtë aspekt, PK Sh.A. ofron mundësi të barabartë punësimi të profesionistëve që synojnë të jenë pjesë e zhvillimit të biznesit dhe kompetencave të Korporatës, në përputhje me metodat dhe praktikat moderne.

Kohëzgjatja e kontratës: Konform nenit 4 dhe 15 të Rregullores për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës për Punonjësit e Postës së Kosovës nr. 01-2456/17, të datës 20.09.2017, kontrata e punës është për kohë të caktuar në kohëzgjatje prej tri (3) viteve, në të cilën periudhë përfshihet edhe periudha provuese 6 muaj.

Aplikimi: Aplikacionet mund të merren online www.postakosoves.com dhe së bashku me dëshmitë përkatëse të dërgohen nëpërmjet postës në adresën: Arkivi i PK Sh.A., Ndërtesa Kryesore e PK-së, Rr. 28 Nëntori nr. 4, 10000 – Prishtinë, deri në afatin e paraparë për aplikim me shenjën ”PËR KONKURS”, duke e cekur titullin e vendit të punës për të cilin aplikoni.

Aplikacioni dhe të gjitha dëshmitë bashkëngjiten të fotokopjuara, sepse të njëjtat nuk iu kthehen aplikantëve.

Aplikacionit patjetër duhet t’i bashkëngjitet apo të sillet më vonë tek RNJ e PK Sh.A. dëshmia (vërtetimi) se aplikanti/ja nuk është nën hetime dhe i/e dënuar.

Afati i fundit për aplikim: 24/10/2020, ora 16:00.

  • Pozita: Zyrtar/e Kryesor/e i/e Auditimit të Brendshëm
  • Raporton te: Komiteti i Auditimit i PK Sh.A.
  • Grada: 16

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ushtron funksionin në mënyrë objektive, profesionale dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit  për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nr. 06/L-021 dhe metodologjisë së auditimit të brendshëm për sektorin publik, të miratuar nga Ministria e Financave;
  • Vepron në përputhje me Standardet e Auditimit të Brendshëm, Statutin e Auditimit dhe Kodin e Etikës;
  • Harton dhe dorëzon planin strategjik dhe planin vjetor për rishikim dhe miratim te udhëheqësi i Subjektit të Sektorit Publik, konkretisht Komisioni i Auditimit;
  • Bën rishqyrtimin e proceseve vendimtare të biznesit, duke vlerësuar efikasitetin e kontrollimeve të brendshme dhe duke identifikuar mundësitë e përmirësimit të mundshëm të procesit;
  • Vlerëson rrezikun e proceseve kryesore të biznesit që rezultojnë me përgatitjen e planeve dhe programeve specifike të auditimit;
  • Identifikon dobësitë e kontrollimit të brendshëm përmes proceseve të auditimit dhe mundësitë për përmirësim;
  • Përgatit raporte të auditimit duke identifikuar përparësitë dhe dobësitë, përfshirë dhënien e rekomandimeve dhe konkluzioneve;
  • Mbikëqyrë punën e Zyrës së Auditimit
  • Rishqyrton dhe dokumenton rezultatet e punës së auditimit të kryer nga stafi i auditimit;
  • Prezanton tek Komisioni i Auditimit raportet e auditimit për aprovim;
  • Përcjell zbatimin e rekomandimeve bazuar në raportet e auditimit dhe planeve të veprimit të ndërmarrjes;
  • Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me natyrën e punës së tij/saj, por që nuk bien në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi;
  • Përmbush çfarëdo detyrë tjetër të përcaktuar nga ana e Komitetit të Auditimit.

Kualifikimi dhe përvoja e nevojshme:

  • Të përmbush kriteret e ndërmarrjes sipas nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrje Publike;
  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë;
  • Certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor, në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministria i Financave;
  • Ekspert i certifikuar në kontabilitet apo ndonjë fushë tjetër në kuadër të financave;
  • Përvojë pune mbi 3 vite në fushën e auditimit të brendshëm;
  • Të zhvillojë vazhdimisht njohuritë dhe shkathtësitë profesionale për ta ruajtur certifikatën e tij/saj profesionale duke marrë pjesë në gjashtëdhjetë (60) orë trajnim brenda dy (2) viteve të njëpasnjëshme, në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 22 të Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nr. 06/L-021;
  • Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks të veçantë Ligjin për NP dhe ligjet tjera që kanë të bëjnë me kontrollin e brendshëm dhe menaxhimin e financave;
  • Aftësi të dëshmuara të udhëheqjes, me zotësinë që në mënyrë efikase të punojë nëpër të gjitha nivelet dhe funksionet brenda ndërmarrjes;
  • Proaktiv dhe i përcaktuar në rezultate/metrikë;
  • Njohja e standardeve të kontabilitetit dhe raportimit financiar është përparësi;
  • E preferuar njohja e gjuhës angleze.

Kandidati/ja duhet t’i dorëzojë këto dëshmi:

  • Aplikacionin,
  • CV-në,
  • Dëshminë e shkollimit (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i),
  • Dëshminë për përvojën e punës,
  • Certifikatën për Auditor të Brendshëm,
  • Referencat, si dhe certifikatat tjera profesionale,
  • Letër Motivimin,
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 3 muaj),
  • Kopja e dokumentit të identifikimit.

⇒ Shpallja e plotë.