Zyrtar/e Financiar/e
Data e publikimit
19-05-2023
Data e perfundimit
15-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar.
AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:
Zyrtar/e Financiar/e
LOKACIONI: PRISHTINË
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Njohuri të avansuara rreth çështjeve tatimore;
- Regjistrimi Faturave të Blerjes, Dokumenteve Unike Doganore dhe Shitjeve;
- Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave debitore;
- Përgatitja dhe monitorimi i lëvizjeve të mallrave tek njësitë organizative;
- Regjistrimi i ekstrakteve bankare dhe mandateve të Pagesave/Arkëtimeve;
- Barazimi i Pikave të Shitjes (Arka-Banka) dhe transaksioneve ditore-mujore;
- Barazimet e kartelave financiare klient – furnitor;
- Kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet Financiare;
- Bën monitorimin dhe barazimin e llogarive (Arka-Banka dhe llogarive të tjera);
- Trajtimi dhe rregullimi i Inventarit – njohuri rreth kartelave financiare të artikujve;
- Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës;
- Kontaktet e vazhdueshme me Pikat e Shitjes rreth barazimeve dhe kërkesave të tjera;
- Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit.
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet;
- Përparësi certifikimi si Teknik/e Kontabiliteti në Institutet (KAF – SCAAK) dhe nivele tjera;
- Së paku dy (2) vite përvojë pune relevante;
- Përvojë paraprake në fushën e financave;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit si dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
- Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve;
- Përparësi njohuria e shkëlqyeshme e përdorimit të aplikacioneve të mëposhtme softuerike të pakos MS Office, Pro-Data (program kontabiliteti);
- Të ketë integritet të lartë moral e profesional.
Ne ofrojmë:
- Page konkuruese;
- Sigurim shendetesor;
- Mundesi te zhvillimit dhe ngritjes ne karriere;
- Ambient dinamik dhe motivues;
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
- Afati për aplikim deri me datë: 15.06.2023
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.