www.ofertapune.net Zyrtar/e Financiar/e | PunaIme

Zyrtar/e Financiar/e

Kompania

Ipko

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-03-2023

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

ZYRTARE/E FINANCIAR/E

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

ZYRTARE/E FINANCIAR/E

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës; 
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çfarë presim nga ju?

  • Përgatitë pagesat e listave të transfertave dhe i ekzekuton ato në përputhje me shënimet e Librit të Përgjithshëm – Ilogarive të pagueshme.
  • Kontrollon pasqyrat dhe pagesat ditore bankare.
  • Jep para të gatshme si paradhënie për blerjet e vogla dhe për udhëtimet zyrtare.
  • Përgatit raportet e qarkullimit të parasë si dhe raporte të tjera përkatëse.
  • Kontrolli dhe rakordimi i përditshëm i shitjeve dhe depozitave në para të gatshme për të gjitha dyqanet;
  • Kontrollimi i të gjitha pagesave me kartë krediti për të gjitha llogaritë bankare dhe barazimi me sistemin e shitjes dhe kontabilitetit/pasqyrën bankare;
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në pakon MS Office dhe në softuerë financiar; Njohuri për udhëzimet dhe parimet e kontabilitetit.

Çka të nevojitet për të aplikuar: 

  • Diplomë bachelor në Financa ose Kontabilitet;
  • Përvojë në financa ose kontabilitet min. 1 vit;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze;
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim;
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin;
  • Aftësia për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave;
  • Kryesisht punë në zyrë;
  • Punë në terren, sipas nevojës;

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Përparësi kanë të gjithë kandidatët që janë teknik apo të certifikuar në kontabilitet financiar.

Vendi i punës: Prishtinë

Data e fundit për aplikim: 13.03.2023