Zyrtar/e Financiar/e
Data e publikimit
29-07-2024
Data e perfundimit
06-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
KALLXO.com shpall konkurs për pozitën:
Zyrtar/e Financiar/e
Kallxo.com është në kërkim të një Zyrtar/e Financiar/e.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgatitja dhe regjistrimi i librave me të dhënat e nevojshme për OJQ;
- Regjistrimi i transaksioneve në softuerin për financa;
- Barazimi i transaksioneve ditore, mujore dhe vjetore;
- Përgatitja e kërkesave financiare dhe pagesave të ndryshme, sipas kërkesës;
- Përgatitja e buxheteve për projekt-propozime te donatorët;
- Dhënia e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve;
- Përgatitja e raporteve në mënyrë periodike;
- Përgatitja e pasqyrave financiare sipas politikave/procedurave Kontabël dhe standardeve të kontabilitetit të Kosovës;
- Përgatitja/deklarimi i raporteve, mujore dhe vjetore siç kërkohet nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar;
- Të punojë ngusht me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm, dhe aktivitete të ndryshme financiare.
Kriteret për aplikim:
- Kualifikim përkatës/titull të avancuar në financa ose fushë të ngjashme ekuivalente;
- Të paktën tre (3) vite përvojë të mëhershme në kontabilitet, ndërsa përvoja paraprake në OJQ do të përbëjë avantazh;
- Njohje të legjislacionit dhe rregullave financiare të OJQ-ve;
- Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për punë ekipore;
- Gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;
- Aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën amtare dhe angleze;
- Aftësi të raportimit të cilësisë së lartë.
Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën amtare dhe/ose angleze, përmes postës elektronike në adresën [email protected], me subjektin [Aplikim për pozitën Zyrtar/e Financiar/e] më së largu deri më 9 gusht 2024.
KALLXO.com inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike, apo ndonjë bazë tjetër.
Informata shtesë për KALLXO.com mund të gjeni në www.kallxo.com